E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administratori Xhani: “Optimizëm te Partizani”

Partizani do të luajë me uniformën e kuqe, cka mund t'i sjellë fat skuadrës së Hasan Likës në ballafaqimin e parë me Shiroki Brijeg në "Pecara".
Lajmi për Albania-sport.com u bë i ditur nga burime pranë nënkampionëve të Shqipërisë.
Skuadra, e cila aktualisht ndodhet në Hotel "Royal" do të niset drejt stadiumit në orën 18:30, teksa ndeshje do të nisë në orën 20:15.
Sipas administratorit të Partizanit, Aleksandër Xhani, gjendja në kampin e kuq është e qetë dhe lojtarët në bisedat e tyre janë shprehur se do të japin maksimumin kundër Shiroki Brijeg.
Sipas të dhënave paraprake, në stadiumin "Pecara" priten të jenë rreth 4-5 mijë tifozë nga 8 mijë që mban ai. Media boshnjake i ka kushtuar një vëmendje të madhe dhe në stadium priten të jenë rreth 30 gazetarë e 15 fotografë.
Media boshnjake në artikujt e saj e ka nënvlerësuar forcën e Partizanit, duke besuar në suksesin e Shirokit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›