Tare fillon punën, sjell Matuzalem te Lazio

Duket se Igli Tares nuk i duhet shumë kohë për të filluar punën e tij të re, atë të drejtorit teknik te skuadra e Lazios. Skuadra kryeqytetase ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit brazilian Francelino Matuzalem në formë huazimi nga Real Saragozza dhe mediat ndërkombëtare njoftojnë se rolin determinues në këtë transferim ka pasur Tare që më parë ka qenë shok skuadre me Matuzalem te skuadra e Brescias.
Lajmi ka habitur opinionin sportiv italian pasi për brazilianin që më parë është aktivizuar në Itali me Napolin, Piacenzan, Parman e Brescian interesohej skuadra rivale e Romës, e gjithashtu edhe Torino.
28-vjecari Matuzalem është hedhur në merkato pasi skuadra spanjolle e Real Saragozza sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.