E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet shorti i sezonit 2008-2009

Sezoni i ri 2008-2009 nisi udhën e tij me hedhjen e shortit të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pas fjalës hapëse të shefit të marrëdhënieve me mediat në FSHF, Tritan Kokona, ceremoninë luksoze e përshëndeti presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
"Të nderuar aktorë aktivë të futbollit, shorti hap sezonin e ri futbollistik. Sezoni 2007-2008 mund të themi se ishte një sezon shumë i suksesshëm me fair-play e spektakël në garë në të gjitha nivelet. Me një punë ndryshe në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe me një organizim perfekt, duke pasur parasysh edhe eksperiencën e viteve të shkuara, unë jam i bindur se d dhe me ne besojmë se sezoni i ri do të dhurojë spektakël për futbolldashësit shqiptarë, ku padyshim urojmë të fitojë më i miri. Uroj futbollistët e trajnerët dhe i falendëroj ata për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar ", - tha Duka.
Goglat e shortit u hodhën nga moderatarja e njohur e shoubiz-it, Anjeza Maja, e ndihmuar edhe nga ish-trajneri i njohur i Tiranës, Fatmir Frashëri e ish-futbollisti shkodran Hysen Zmijani.
Së pari, u përcaktua me short të vecantë numrat për Tiranën e Dinamon, për numrat 1 e 12, pasi që të dy ekipet e kryeqytetit do t'i luajnë ndeshjet e tyre në stadiumin "Selman Stërmasi", parë dhe faktin se ekipi i Partizanit do t'i luaj ato në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Mjeshtri Fatmir Frashëri, i cili më parë ka drejtuar të dyja ekipet, tërhoqi fillimisht goglën me numrin 1, Dinamon (kjo në bazë të renditjes së vitit të kaluar), ndërkohë që për Tiranën mbeti numri 12. Takimi midis Tiranës e Dinamos do të luhet në javën e 7-të, me 23-herë kampionët në rolin e ekipit pritës në "Selman Stërmasi".
Më pas procedura e shortit u zhvillua normalisht, duke vazhduar me Partizanin, të cilit i ra gogla me numër 10, e deri te ekipi i fundit, Lushnja, së cilës i ra gogla me numër 9.
Në bazë të skemës së përcaktuar më parë, java e parë (24 gusht 2008) paraqet këto cifte, ku spikat para së gjithash Vllaznia-Tirana (në Shkodër), dy finalistet e fundit të Kupës së Shqipërisë. Dinamo, kampionia në fuqi e Shqipërisë do ta nisë mbrojtjen e titullit kundër Teutës, ndërkohë që nënkampioni Partizani do të udhëtojë në Lushnjë. Shkumbini pret Bylisin në shtëpi, dhe po kështu Besa me Flamurtarin e Elbasani me Apoloninë.
Kampionati do të zhvillohet me tre faza (33 javë në total) dhe nga Kategoria Superiore dy ekipet e fundit do të bien direkt në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadrat e renditura në vendet 9 e 10 të Superligës do të ndeshen në takime play-out me vendet 3 e 4 të Kategorisë së Parë.
Derbit e kryeqytetit
Nisin me një përballje luksi midis Tiranës e Partizanit në javën e 3-të. Java e 7-të ofron derbin Tirana-Dinamo, ndërkohë që kampionia në fuqi, Dinamo, një javë më pas do të përballet me Partizanin në javën e 8-të. Në fazën e dytë, Partizani përballet me Tiranën në javën e 14-të dhe me Dinamon në javën e 19-të. Dinamo pret Tiranën në javën e 18-të.

Ja dhe numrat sipas ekipeve te dala nga shorteu
1.Dinamo
2.Teuta
3.Shkumbini
4.Bylis
5.Besa
6.Flamurtari
7.Elbasani
8.Apolonia
9.Lushnja
10.Partizani
11.Vllaznia
12.Tirana
Kalendari i ndeshjeve te fazës se pare dhe te dyte
Java 1/12
Dinamo-Teuta
Shkumbini-Bylis
Besa-Flamurtari
Elbasani-Apolonia
Lushnja-Partizani
Vllaznia-Tirana

Java 2/13
Dinamo-Shkumbini
Bylis-Besa
Flamurtari-Elbasani
Apolonia-Lushnja
Partizani-Vllaznia
Teuta-Tirana

Java 3/14
Shkumbini-Teuta
Besa-Dinamo
Elbasani-Bylis
Lushnja-Flamurtari
Vllaznia-Apolonia
Tirana-Partizani

Java 4/15
Dinamo-Elbasani
Shkumbini-Besa
Bylis-Lushnja
Apolonia-Tirana
Flamurtari-Vllaznia
Teuta-Partizani

Java 5/16
Besa-Teuta
Elbasani-Shkumbini
Lushnja-Dinamo
Vllaznia-Bylis
Tirana- Flamurtari
Partizani-Apolonia

Java 6/17
Besa-Elbasani
Shkumbini-Lushnja
Dinamo-Vllaznia
Bylis-Tirana
Flamurtari-Partizani
Teuta- Apolonia

Java 7/18
Elbasani-Teuta
Lushnja-Besa
Vllaznia- Shkumbini
Tirana-Dinamo
Partizani-Bylis
Apolonia-Flamurtari

Java 8/19
Bylis-Apolonia
Elbasani-Lushnja
Besa-Vllaznia
Shkumbini-Tirana
Dinamo-Partizani
Teuta-Flamurtari

Java 9/20
Lushnja-Teuta
Vllaznia-Elbasani
Tirana- Besa
Partizani-Shkumbini
Apolonia-Dinamo
Flamurtari-Bylis

Java 10/21
Lushnja-Vllaznia
Elbasani-Tirana
Besa-Partizani
Shkumbini-Apolonia
Dinamo-Flamurtari
Teuta- Bylis

Java 11/22
Vllaznia-Teuta
Tirana-Lushnja
Partizani-Elbasani
Apolonia-Besa
Flamurtari- Shkumbini
Bylis-Dinamo

Faza e trete
Java 23

1-12
2-11
3-10
4-9
5-8
6-7

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›