Miqësoret, Karlsuhe dhe Kapllani për rekord

Karlsuhe dhe Kapllani janë për rekord. 51 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar në gjashtë ndeshje miqësore. Dhjetë prej 51 golave të skuadrës gjermane të Bundesligës I mbajnë firmën e sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani, i cili në takimin e së mërkurës kundër skuadrës inferiore Kupenheim u ndëshkua edhe me një karotn të kuq.
Durrsaku shënoi golin e parë në fitoren 6-1, por u ndëshkua gjashtë minuta më pas më karton të kuq (27'). Gjithsesi, testi i vërtetë i vështirë për 11-shin e kryetrajnerit Ede Beker, do të jetë ai i të dielës së ardhshme, më 20 korrik, kur Karslruhe do të përballet me skuadrën e Kategorisë së Tretë, Vfr Aalen.