Ari Han në stil holandez

Me xhinse të thjeshta dhe me një T shirt, apriori për moshën q ë ka, Ari Han shikon orën. Është rreth 18.00 mbasdite. Në lokalin e Hotel Adriatik ka pak lëvizje. "Mund t'ju kushtoj vetëm 20 minuta, presidenti po më pret në një takim". Me Dukën sigurisht që duhet të diskutojë të ardhmen e afërt të përfaqësueses. Por në 20 minuta Han i përgjigjet gjithckaje. Mund të jetë edhe ndonjë strategji, por ai, holandezi që do të drjetojë Shqipërinë, përgjithësisht është një "pus". "Bomba" nga goja e tij nuk vjen
Të ndjekësh një Evropian është një kënaqësi më vete. Në mjediset tuaja a keni hasur dikë që të mos thotë: Ky është Ari Han lojtari madh holandez, por të thotë: Ky është Ari Han trajneri i Shqipërisë?
Jo njerëzit sigurisht që vijojnë të më njohin për atë që kam dhënë si futbollist dhe si trajner në vende të tjera. Por besoj se shumë sphejt do të më njohin edhe për Shqipërinë.
Profesioni dhe emri ose më troc: paratë dhe reputacioni. Për hir të parave sa mund ti lejoni vetes të rrezikoni për të dytin?
Nuk mendoj se duke drejtuar Shqipërinë reputacioni im bie. Unë jam i bindur se ashtu si në cdo skuadër edhe këtu do të bëj më shumë se sa vetë skuadra ofron.
Tani pason një periudhë pothuaj pushimi. Në gush një miqësore dhe më pas eliminatoret. A jemi jeni I bindur në përzgjedhje?
Po përsa i përket futbollistëve po. Sigurisht që tani dilemat janë kush do të luajë. Kam 16-17 lojtarë të aftë, më duhet të zgjedh 11 prej tyre.
Vetë Lagerbak ka thënë që cikli i Suedisë ka mbaruar pas eliminimit. A besoni se kjo mund të ketë një domethënie për ne?
Unë nuk mendoj se Suedia do ta ketë kaq të lehtë ta bëjë revolucionin. Duhet kohë, nuk mund të ndërrosh 11 futbollistë. Po ashtu edhe Portugalia që tani ka në skuadër një trajner të ri.
Nga skuadrat që luajtën në evropian vetëm Suedia dhe Portugalia ishin aty. Katër të tjerat e grupit tonë jo. Cmund të thoni për statutin e Shqipërisë?
Mendohet gjatë Unë nuk besoj se të qënit në një aktivitet të tillë korrespondon me ndonjë barometër për të vlerësuar skuadrat. Unë besoj se sigurisht nëse është gjithnjë në ditë të mirë Danimarka përshembull mund të jetë e para e grupit. Pavarësisht se nuk gjendjej në Evorpian.
Po Shqipëria?
Ne kemi shanset tona. Sigurisht që nuk mund të bëjmë mrekullira. Nuk mund kurrsesi që një gomar ta shndërrosh në një kal flutures. Unë besoj se nuk duhet të dekurajohemi dhe përpara asnjë ndeshje nuk duhet të themi që e kemi të humbur. Duhet të synojmë që të kapim ditën e zezë të kundërshtarit dhe ta godasim.
Sapo e keni prekur Kombëtaren shqiptare. Në të shkuarën trajner-t shqiptarë përgjithësisht mohonin punën e njëri tjetri. Po ju cmendim keni për punën e trajnerit të përfaqësueses Oto Barec ndërkohë që ai drejtonte Shqipërinë?
Oto është një trajner me eksperiencë dhe të flasësh për defektet e tij në kohën që ka drejtuar Shqipërinë nuk më takon mua. Mendoj se Oto ka pasur një nuhatje për të përzgjedhur grupin e lojtarëve që duhet. Këtë e konstatova që në grumbullimin e parë. Normalisht ndryshime ka mes dhe tij. Unë jam më holandez, Oto është më kroat, ndoshta më mbrojtës. Unë që kur kam lindur ashtu si gjithë holandezët e tjerë e kam mendjen te sulmi, ndërsa kroati Baric mendonte se suksesi vjen mes mbrojtjes. Por përpara se të kërkoja një aventurë përpara, më duhet të rregulloj disi aparatin mbrojtës. Ne duhet të kemi garanci difensive përpara se të fillojmë të qarkullojmë topin në sulm.
Lihteshtjen mund të jetë një ndeshje e përkryer për idenë tuaj?
Do doja një skandinave, megjithatë nuk ka asnjë problem. Është një ndeshje ku të gjithë duhe të argëtohemi. Normalisht jam shumë kurioz të shoh realigmin e opinionit në ndeshjen time të parë në Tiranë.
Intervistoi: Fatmir Mneri (Sport Ekspres)
"Hidink apo Van basten? Idetë e mia dihen"
Trajneri i përfaqësueses shqiptare Ari Han duket qartë që ka një "feeling" shumë më të mirë me trajnerin Hidink sesa me Van Bastenin. "Unë edhe mund të mos i përgjigjem kësaj pyetje – tha Han – megjithatë në Holandë të gjithë i dinë pikëpamjet e mia". Në një debat në një studio TV Han e ka akuzuar rëndë Van Bastenin për mënyrën e lojës dhe për konceptin mbrojtës që ka futur te Holanda".