Admir Teli: Ne Azerbajxhan imitojnë futbollin turkMbrojtesi i Kombetares: "Me futbollin azer jam ambientuar shumë shpejt sepse më ka ndihmuar shumë eksperienca që pata në kampionatin turk.Të gjithë këtu flasin turqisht dhe imitinojn deri në det

Transferimi nga kampionati turk drejt atij azerbaxhanas, për shkodranin Admir Teli është një hap pozitiv në karrierën e tij dhe përshtatja me skuadrën, lojën apo dhe jetësën jasht fushe duket se nuk ka qenë e vështirë për tu arritur. Teli tregon se skuadra në të cilën luan është një ekip që pretendon për të arritur kupën Uefa dhe renditet e pesta në tabelën e klasifikimit. Ai ndalet dhe te ecuria e kampionatit shqiptar, duke theksuar se e ndjek çdo javë e në fund shpreson që ish-ekipi i tij Vllaznia, të shpallet kampion.
Sa jeni ambientuar me futbollin Azer e sa e vështirë ka qenë kjo dhe një krahasim i cilësisi së këtij kampionati me atë Turk?
Me futbollin azer jam ambientuar shumë shpejt sepse më ka ndihmuar shumë eksperienca që pata në kampionatin turk.Të gjithë këtu flasin turqisht dhe imitinojn deri në detaj ligën turke megjithëse normal që nuk krahasohet me cilësinë e atij kampionati por 45 ekipet e para janë ekipe shumë të forta dhe me nivel, kurse në kampionatin turk të gjitha ekipet janë shumë të forta dmth këtu qëndron ndryshimi.
Skuadra në të cilën luan është një skuadër që ka pretendime dhe cili është buxheti i këtij klubi apo dhe raportet e tua me trajnerin e shokët e skuadrës?
Në kampionat jemi në vëndin e pestë dhe pretendojm për të arritur një vënd në kupën uefa, kurse në kupë kemi ecur shumë mirë, kemi arritur të fitojmë ndeshjen e parë me Nevtcin në fushën tonë me rezultatin 1-0 dhe pas një jave kemi ndeshjen tjetër që po e kaluam me sukses dalim në gjysemfinale. Normalisht ekipi ka një buxhet shumë më të lartë se ekipet në Shqipëri dhe them që shumë shpejt kampionati Azer do bëhet shumë cilësor sepse ana finaciare këtu nuk mungon. Përsa i përket raporteve me trajnerin apo shoket e skuadrës, e theksoj që i kam shumë të mira me të gjithë. Me trajnerin kam një marrdhënie mjaft të mirë dhe normalisht dhe me skuadreë ku mund të vecoj këtu dhe 2 maqedonasit që kam në ekip Ramadanin dhe Shaqirin.
A jeni ambientuar me gjuhën?
Me gjuhën nuk jam ambientuar dhe as nuk do të ambientohem dot ndonjëherë pasi fillimisht është tepër e vështirë dhe për më tepër që nuk më terheq fare.
Qyteti ku jetoni është interesant dhe si e organizoni jetën tuaj atje?
Në qytet ka mundësi argëtimi pasi këtu ka alternativa që mund të zgjedhësh. Në fundjavë e bëj diçka të tillë pasi është e vetmja periudhë kohore që kam kohë të lirë. Ndodh të mërzitesh pasi i vetëm në një vënd që nuk është i joti…
E ndjen largësinë në Azerbaxhan dhe si komunikon me të afërmit e tu?
Normalisht që e ndjej largesinë në raport me familjen dhe miqtë për vetë faktin që unë kam qenë një tip shumë i shoqëruar dhe i ndjeshëm dhe normal që vetmia kthehet ndonjëherë në mërzi. Me të afërmit kontaktoj në telefefon apo dhe nëpërmjet internetit.
Tani që jeni larguar nga Shqipëria vazhdoni ta ndiqni kampionatin shqiptar?
E ndjek me shumë vëmendje kampionatin shqiptar sepse është bërë shumë interesant. Janë 34 ekipe në luftë të hapur për titullin ku normalisht unë uroj që në fund të jetë Vllaznia kampion.
Sukaj luan me nunrin tënd të stampuar në fanelë dhe po shënon... Çështje fati?
Më vjen shumë mirë që numri im flas për atë që kam mbajtur te Vllaznia, Sukajt po i sjell fat dhe po shënon gola shumë të bukur ashtu siç di ti bëj vetëm ai dhe uroj që të vazhdojë kështu deri në fund të kampionatit.
Burimi: Gazeta "Sport Ekspres"
E Marte, 03 Mars 2009