E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli kalon zyrtarisht tek Rijeka në Kroaci

Admir Teli është bërë përfundimisht pjesë e ekipit kroat të Rijekës. Lajmin e deklaron menaxheri i tij, Adrian Aliaj, që arriti të bëjë edhe transferimin. Shkodrani në fazën e parë të këtij sezoni është aktvizuar në kampionatin turk me skuadrën e Haxhetepesë.

NK Rijeka është një nga klubet më të famshme në Kroaci. Në këtë skuadër lojtari i përfaqësueses shqiptare do të mbajë numrin 27. Aktualisht NK Rijeka ndodhet në vendin e pestë në kampionatin kroat me 25 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›