Prishtina hedh poshtë planin Moon të miratuar nga KS
Prishtinë - Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Prishtinës zyrtare pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB- se ku u miratuar plani gjashtë pikësh i Ban Ki Moon. Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, menjëherë pas seancës ka deklaruar se Prishtina nuk do të lejojë dhunimin e sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, “Misioni i BE-së është ftuar në një Kosovë të pavarur dhe me autoritet sovran si një mision që do të fokusohet në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve”, duke hedhur kështu poshtë planin e miratuar nga KS e OKB-së.
Ai nënvizoi se Prishtina nuk e pranon planin gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun dhe i bën me dije të gjitha palëve se nuk do të pranojë dhe tolerojë çfarëdo lloj aksioni që e rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
“Do të bashkëpunojmë ngushtë me forcat ndërkombëtare në Kosovën multietnike dhe demokratike, dhe e kemi thënë qartë se nuk do të lejojmë asnjë lloj aksioni që rrezikon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, deklaroi shefi i diplomacisë kosovare.
“Misioni evropian është krijuar për të vëzhguar implementimin e planit të Ahtisarit, sidomos në planin e respektimit të të drejtave të pakicave”, theksoi zoti Hyseni.