Hyseni në KS: Kosova ka shënuar progres në të gjitha drejtimet
Nju Jork (start) -Shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, deklaroi fjalimin e mbajtur përpara Këshillit të Sigurimit, se që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka pasur përparime të dukshme në të gjitha drejtimet, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe është arritur një nivel i lartë vetëqeverisje të komunave të pakicave, përfshirë edhe ato të minoritetit serb.
“Qeveria jonë ka punuar intensivisht që të implementojë si idealet, ashtu edhe objektivat e ngërthyera në kushtetutë dhe në Planin e Ahtisarit: komunave u është mundësuar shkallë e lartë e qeverisjes lokale nën kornizën e re ligjore të Kosovës; anëtarët e pakicave etnike të Kosovës, duke përfshirë edhe ata nga komuniteti serb, rregullisht marrin pjesë në sesionet e Parlamentit, në qeveri dhe në institucionet e tjera të Kosovës”-tha ndër të tjerash Hyseni para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.