Ministria: “Durrës-Kukës”, kostoja për kilometër përcaktohet nga terreni
Debate të shumta janë bërë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, por ato më të fortat kanë qenë për koston mbi kilometër të kësaj rruge dhe kryesisht për aksin Rrëshen-Kalimash. Burimet zyrtare të kësaj ministrie, duke dashur të sqarojnë opinion publik, kanë sjellë raste të ngjashme të ndërtimit të rrugëve në shumë vende të botës, duke treguar se në varësi të terrenit dhe shtrirjes gjeografike të një rruge, kostoja mund të shkojë nga 15 milionë euro deri në 100 milionë për kilometër.
“Në respekt të transparencës ndaj publikut, sqarojmë se çdo pretendim i ngritur në shkrimet që shpërndan Edi Rama nëpër mediat e kontrolluara nga lejet e ndërtimit është spekulativ, i gënjeshtërt dhe i pacipë. Pretendimi se ka një oponencë që nuk e justifikon ndërtimin e rrugës është mashtrim”, - thuhet në njoftim e zyrës së shtypit të MPPTT-së. Referuar këtij burimi, thuhet se në dokumentin që citohet në shtyp dhe që është në fakt oponenca e projekt-idesë dhe jo e projektzbatimit, thuhet: “Varianti A1 + B paraqitet më i mirë, si nga ana planimetrike, kostoja e ndërtimit dhe, sidomos, ajo e shfrytëzimit”. Burimet zyrtare të MPPTT-së sqarojnë se sugjerimet që kanë të bëjnë me zgjidhjen planimetrike që nuk prek rrugën ekzistuese Rrëshen-Rreps dhe për tipin e traut që do të përdorej për urat, janë marrë parasysh tërësisht gjatë projektit. Më tej njoftimi sqaron publikun, duke iu referuar oponencës së projekt-zbatimit. Në oponencën e projekt-zbatimit, konkludohet se “projektuesi ka treguar kujdes në përzgjedhjen e aksit planimetrik dhe altimetrik të rrugës, për të dhënë një zgjidhje eficiente, në teknikë dhe ekonomike. Tipizimi që i ka bërë urave dhe tombinove lehtëson jashtë mase ndërtimin e tyre, duke sjellë ekonomi në ndërtim dhe përfitim në kohë... Projekti ia ka arritur qëllimit në dhënien e një zgjidhjeje teknike të kënaqshme, ekonomike dhe të lehtë për zbatim”.
Nga ana tjetër, të gjitha akuzat lidhur me kostot e rrugës, burimet zyrtare të MPPTT-së i quajnë mashtrime dhe deklarojnë se kostoja për kilometër, më së shumti përcaktohet nga terreni ku kalon rruga. Duke dashur të sjellin në vëmendje të publikuar se vërtet kostoja e rrugës përcaktohet nga terreni, specialistët e MPPTT-së kanë sjellë raste konkrete të disa akseve rrugore në Evropë, ku nuk kanë munguar rastet kur një kilometër rrugë ka pasur një kosto prej 100 milionë eurosh. “Kaq mjafton për të kuptuar se sa dashakeq është spekulimi që bëhet me kostot e rrugës Rrëshen-Kalimash, pas të cilave, në të vërtetë fshihet vetëm një gjë: urrejtja patologjike që ka zoti Rama për rrugën që lidh shqiptarët”, - thonë burimet e MPPTT-së.
TAB
Kostoja për km në disa rrugë me terren të vështirë në Evropë:
-Në Kroaci, segmenti Krapina–Macelj, pati një kosto prej 15 milionë eurosh për kilometër
-Në Slloveni, rruga Sentiv–Koseze kushtoi 240 milionë euro për 4.5 kilometra, pra 55 milionë euro për kilometër
-Po në Slloveni, seksioni Tojanë kushtoi 450 milionë euro për 16 km, pra 30 milionë euro për km
-Në Sllovaki rruga Sverepec–Vrtizer kushtoi 300 milionë euro për 9.5 kilometra, pra 31 milionë euro për km
-Në Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliard, ose 100 milionë dollarë për km
-Në Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milionë euro, ose 140 milionë euro për km
-Në Holandë, rruga Delft–Rotterdam, 7 km e gjatë ka kushtuar 700 milionë euro, pra 100 milionë euro për kilometër
-Përsëri në Suedi, bypass-i perëndimor i Stokholmit kushtoi 2.6 miliardë euro, ose 110 milionë euro për km
-Në Spanjë, 5.5 km në Seville, kushtojnë 590 milionë euro, ose 107 milionë euro për km
-Në Greqinë fqinje, seksioni i rrugës Egnatia Panagra–Polymos, 31 km, kushton 659 milionë euro, rreth 21 milionë euro për km