Admirali amerikan Mullen vizitë në Kinë
Admirali amerikan, Mike Mullen zhvilloi një vizitë në Kinë në përpjekje për të vendosur urat e bashkëpunimit ushtarak me vendin komunist.
SHBA dhe Kina nuk kanë prej kohësh asnjë marrëveshje apo bashkëpunim ushtarak mes tyre.
“Nuk kemi asnjë bashkëpunim. Bashkëpunimi është zero, është ndërprerë”, tha për mediat Mullen nga Pekini.
Mullen u takua me homolgun e tij kinez dhe në deklaratën e përbashkët për shtyp u vunë re ndasitë e thella që ndajnë bashkëpunimin ushtarak mes dy supërfuqive.