E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Karzai merr pjesë në varrimin e të vëllait

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka prirë mijëra njerëzve, në varrimin e vëllait të tij, i cili u vra dje, në pjesën e trazuar jugore të këtij vendi.Varrimi u mbajt nën masa të mëdha sigurie.
 

Ahmed Vali Karzai u qëllua për vdekje nga truproja e besueshme familjare, në shtëpinë e tij në Kandahar.
 

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e tij, duke thënë se vrasja ishte njëra nga “arritjet më të mëdha” të lëvizjes së militantëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›