Obama ashpërson retorikën kundër presidentit të Sirisë
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka “humbur legjitimitetin” dhe ka dështuar për të udhëheqë një tranzicion demokratik, por nuk ka kërkuar nga ai në mënyrë të drejtpërdrejtë që të tërhiqet.
Këto komente të zotit Obama, në rrjetin televiziv CBS, u bënë pas atyre të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, një ditë më parë.
Retorika e ashpërsuar po ndodh pas sulmeve kundër ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, në kryeqytetin Damas, sulme këto të cilat janë dënuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.