E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama dhe Klinton takohen me Lavrovin

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, takohen sot në Uashington me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavror, i cili gjendet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Pritet që bisedimet të fokusohen në planet evropiane të raketave të administratës Obama, për të cilat Lavrov tha se mbetet çështja më kontestuese në marrëdhëniet amerikano-ruse.

Ministri Lavrov, ka theksuar se ushtria ruse është e shqetësuar se ky projekt i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund ta paraqes rrezik për sigurinë e Rusisë.

Ministri Lavror gjithashtu theksoi se në bisedime do të diskutohet edhe për çështjen e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›