Egjipt, kërkohet largimi i Këshillit ushtarak

Mijëra persona kanë marshuar para zyrave qeveritare në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, duke kërkuar largimin e Këshillit ushtarak udhëheqës.
Marshimi u bë pasi gjeneralët deklaruan se do të përdorin të gjitha mjetet legjitime për të ndalur protestat pesë ditore në Sheshin Tahrir, që ishte epiqendër e demonstratave, që e detyruan presidentin Hosni Mubarak, të tërhiqet më 11 shkurt.
Protestuesit janë shprehur të irrituar me zvarritjen e procesit gjyqësor kundër zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe vrasje të protestuesve si dhe për Hosni Mubarakun, i cili ka sunduar Egjiptin për tre dekada.