Rita mposhtet nga Adele

Rita Ora nuk mori asnjë shpërblim, ndonëse ishte e nominuar në dy kategori, për shpërblimet më të rëndësishme në industrinë muzikore në Britani të Madhe, "BRIT Awards".
Në kategorinë "British breakthrough", Rita u mposht nga Ben Howard, ndërsa në kategorinë "British Single", ku Rita ishte e nominuar me dy këngë ("Hot Right Now" dhe "RIP"), fituese doli Adele me ''Skyfall".
Kjo gjë nuk e ka merzitur shumë Ritën,e cila u është drejtuar fansave në rrjete sociale, duke shkruar se ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb.
Duke qenë se Rita është këngëtare e re në industrinë muzikore britanike, edhe vetë nominimet janë sukses shumë i madh për të.
Lista e nominimeve për Brit Awards 2013:
British breakthrough:Jake Bugg
Jessie Ware
Alt-J
Rita Ora
Ben Howard (fitues)
British Single Adele, Skyfall (fituese) Alex Clare, Too Close Coldplay + Rihanna, Princess of China Rita Ora/DJ Fresh, Hot Right Now Emile Sandé, Next To Me Florence+ the Machine, Spectrum James Arthur, Impossible Jessie J, Domino Labrinth ft. Emeli Sandé, Beneath Your Beautiful Ollie Murs, Troublemaker Rita Ora, RIP Rizzle Kicks, Mama Do The Hump Robbie Williams, Candy Rudimental, Feel the Love Stooshe, Black Heart /Indeksonline/