E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërron jetë i paraburgosuri në Fier, Drejtoria e Burgjeve: U ankua për lodhje dhe dobësi trupore

U ankua për probleme dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërron jetë rrugës për spital një i paraburgosur në Fier.

Për ngjarjen ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që sqaron se i paraburgosuri Simon Toska, 51 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak dhe se është ndjekur nga shërbimi mjekësor i burgjeve.

Ndihma e parë mjekësore iu dha mesditën e datës 3 maj, pasi Simon Toska referoi lodhje dhe dobësi, por pas këtij momenti gjendja e tij u stabilizua.

Në orën 03:25 të mëngjesit punonjësi i patrullimit kërkoi në radio ndihmën e shërbimit shëndetësor në detyrë, pasi i paraburgosuri Simon Toska kishte probleme me frymëmarrjen.

Pasi iu dha ndihma e parë ai u dërgua në orën 03:34 me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, por nuk mundi të mbijetojë.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›