I dënuar me mbi 7 vite burg për drogë, kapet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar është arrestuar pasi ishte I shpallur në kërkim për grafik droge. Arrestimi I tij ndodhi në rrugën “Haxhi Dalliu” gjatë operacionit të koduar “Decision”.
Në pranga përfundoi Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë, të cilin GJKKO e kishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/