E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti Kunatin e vrava per vetembrojtje

GJAKMARRJA/ Isa Shpuza do te qendroje ne burg. Pese vjet mes familjes se tij dhe viktimes vijojne konfliktet ku i vdekur ka mbetur pikerisht i ati. Pergjate kesaj periudhe ka pasur disa here tentativa te tjera per vrasje


Te henen ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Shkoder eshte paraqitur per caktim te mases se sigurise 15-vjecari Isa Shpuza i akuzuar per vrasjen e Albert Dhampirajt naten e 31 dhjetorit.


Akuza e ngritur nga prokuroria per adoleshentin ishte vrasje ne kapercim te kushteve te vetembrojtjes se nevojshme. Kjo per faktin se pak para ngjarjes ka qene viktima Albert Dhampiraj qe ka shkuar tek banesa e familjes Shpuza me te cilen eshte ne konflikt qe nga viti 2006 dhe ka kerkuar qe vajza e familjes me te cilen ai bashkejetonte te kthehej ne shtepine e tij per ta bere Vitin e Ri atje. Por vajza e cila ishte larguar pese dite me pare per shkak te keqtrajtimeve nuk ka pranuar.


Si rrjedhoje Dhampiraj ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te baneses se familjes Shpuza ku ndodheshin 15-vjecari me nenen dhe motren e tij. Sipas prokurorise Alberit ka qelluar ne ajer per te bere presion dhe me pas ka nisur te largohet. Ndersa 15-vjecari Isa Shpuza ka marre armen dhe ka qelluar ne drejtim te Albertit duke e vrare ate ne rrugen afer shtepise se tij.


Para trupit gjykues ashtu si dhe para policise 15-vjecari ka pranuar vrasjen duke pretenduar se ate e ka kryer per vetembrojtje pasi ka qene Alberti ai qe ka qelluar i pari drejt tyre gje qe vertetohet nga shenjat e plumbave ne banesen e familjes Shpuza. Me pas ka pohuar se nuk ka dashur ta vriste dhe eshte penduar pasi viktima ishte burri i motres se tij pavaresisht konflikteve familjare. Avokati mbrojtes i 15-vjecarit ka kerkuar si mase sigurie ate te detyrimit per paraqitje por trupi gjykues ka vendosur arrest me burg.


Gjakderdhja 5-vjecare


Konflikti mes familjeve Shpuza e Dhampiraj banuese ne fshatin Shtoj i Ri ka nisur me 14 mars 2006 kur ne banesen e Hysni Shpuzes paten hyre njerez te armatosur qe me pas paten qelluar ndaj tij.


Vete Hysni Shpuza ne ate kohe kishte deklaruar se ndersa ai dhe gruaja e tij ndodheshin ne spital pasi i ishin helmatosur dy djemte kane hyre njerez te armatosur ne banese dhe kane kanosur dy femijet e tjere duke tentuar te vidhnin parate dhe madje kane terhequr zvarre vajzen e tij 15-vjecare duke i kerkuar te tregonte ku ishin leket dhe e kishin futur ne nje automjet.


Ardhja e prinderve e ka zgjidhur situaten ndersa per kete ngjarje u akuzuan dhe u shpallen ne kerkim vellezerit Albert e Ermal Dhampiri qe banonin disa metra larg baneses se Hysni Shpuzes.


Por me pas u zbulua se motivi i ngjarjes ishte nje lidhje mes Albert Dhampirit dhe vajzes se Hysniut atehere 15-vjecare lidhje e cila nuk pranohej nga familja e saj. Vajza u largua pas disa ditesh per ne shtepine e Dhampirajve por pas nderhyrjesh rikthehet ne shtepine e saj ndersa pohoi se ishte larguar me deshiren e saj.


Pas kesaj Hysni Shpuza kanoset e qellohet me arme ndersa ndodhej brenda ne lokalin e tij nga Albert Dhampiraj. Perseri Hysni Shpuza ben denoncim dhe Albert Dhampiraj shpallet ne kerkim. Me 10 korrik 2006 rreth 100 metra larg livadheve ne fshatin Shtoj te Ri qellohet me arme zjarri duke u plagosur ne dore e krah vellai i Hysniut Hamza Shpuza atehere 46 vjec. Dhe per kete ngjarje akuzohen vellezerit Albert Ermal e Bledar Dhampiraj.


Nderkohe Albert Dhampiraj dhe vellezerit e tij e kishin grabitur vajzen e Hysni Shpuzes e cila jetonte ne shtepine e tyre dhe i kishte nderprere lidhjet me familjen e saj. Rreth 10 dite me pas policia organizon nje operacion per kapjen e dy te kerkuarve Albert e Ermal Dhampiraj por ata arrijne te largohen. Nderkohe vajza ishte rikthyer ne shtepine e saj edhe pse vazhdonte te pohonte vendosmerine ne lidhjen me Albert Dhampirin.


Me 15 tetor 2006 arrestohet Ermal Dhampiraj ndersa me 11 maj 2007 ndalohet nga policia Alberti. Te dy vellezerit akuzohen per vrasje me paramendim ne bashkepunim te mbetur ne tentative armembajtje pa leje kundershtim te policise se kryer ne bashkepunim ku Alberti ka dhe akuzen e kanosjes.


Po keshtu arrestohet dhe vellai i tjeter i familjes Dhampiraj Bledari i cili u akuzua se kishte qene me dy vellezerit e tjere naten kur ishte qelluar dhe plagosur Hamza Shpuza. Prokuroria e Shkodres e ka derguar ceshtjen ne ngarkim te Albert Ermal e Bledar Dhampirajt ne gjykate. Ka qene vete prokuroria ajo qe e ka pushuar akuzen per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative per tre vellezerit Dhampiraj dhe Bledar Dhampiri eshte liruar menjehere.


Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder me date 27 mars 2008 vendos denimin e Albert Dhampirit me kater vjet burgim per kanosje armembajtje pa leje dhe mosbindje ndaj policise.


Ermal Dhampiraj eshte denuar me 2 vjet e 3 muaj burgim dhe ka dale vetem para vrasjes se Hysni Shpuzes. Por ndersa Albert Dhampiraj ndodhej ne burg marredheniet mes familjes se tij dhe asaj te se dashures familjes Shpuza nuk jane permiresuar. Me 6 shtator 2008 qellohet per vdekje babai i saj Hysni Shpuza teksa tregtonte ne tregun e fruta -perimeve me shumice ne Dobrac ne Shkoder. Policia ka akuzuar si te dyshuar te kesaj vrasjeje dy vellezerit e Albertit qe ate kohe ndodhej ne burg.


Me 1 nentor 2008 rreth ores 1050 ne qytetin e Shkodres ne lagjen Qemal Stafa afer prefektures nipi i viktimes Izmir Hamza Shpuza qellon me pistolete ne drejtim te Bledar Dhampirit. Kete ai ka realizuar ne prani dhe te djalit te viktimes Hysni Shpuza atehere 12 vjec por plumbi i pistoletes nuk ka mundur ta demtoje objektivin i cili ka mundur te shpetoje.


Policia arrestoi Izmir Shpuzen i cili u denua me 16 vjet burg per vrasje te mbetur ne tentative. Ndersa marredheniet mes dy familjeve nuk jane normalizuar vajza e familjes Shpuza ka vazhduar te jetoje tek familja Dhampiraj pas daljes nga burgu te Albertit. Ky e ka keqtrajtuar dhe ajo vazhdimisht ka ikur nga shtepia e tij per tek shtepia e saj.


Kjo ka ndodhur dhe 5 dite para 31 dhjetorit dhe sipas prokurorise ka qene shkaku i rindezjes se konflikit qe ka shkaktuar vrasjen e 32-vjecarit Albert Dhampiraj nga vellai i te dashures se tij Isa Shpuza. Gjate seances gjyqesore ndaj 15-vjecarit kane qene te pranishem familjare te dy paleve ku nga familja Shpuza kane qene vetem femra por jo vajza e cila jetonte me viktimen Albert Dhampiraj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›