Politika midis krizes dhe integrimit

Fillimi i vitit te ri gjen vendin ne nje krize politike dhe nje pikepyetje mbi anetaresimin ne Bashkimin Europian
Axhenda politike nis me djegien e fleteve te votimit deri ne dhenien e statusit kandidat
TIRAN - Ky fillim viti gjen Shqiperine perballe nje krize politike dhe sfidash per te ardhmen mbi integrimin europian.
Trashegimi i krizes politike nga viti paraardhes ka rritur detyrat e politikes per te permbushur mbi ceshtje qe lidhen drejtperdrejt me mireqenien e vendit. Krahas detyrave te shtepise sic jane realizimi i zgjedhjeve te ardhshme vendore sipas standardeve me te larta nderkombetare nje tjeter detyre shume e rendesishme per vendin eshte dhe marrja e statusit te vendit kandidat qe do ti mundesoje Shqiperise anetaresimin ne Bashkimin Europian.
Per te arritur tek kjo e fundit duhet vullneti politik per te kapercyer sfidat e brendshme dhe me pas per te triumfuar mbi sfidat e jashtme.
Axhenda politike e vendit nis kete vit me nje lajm qe ka ne thelb krizen politike. Me 7 janar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te ndermarre nje tjeter hap drejt pergatitjes se infrastruktures zgjedhore.
Me ane te nje vendimi te marre disa dite perpara mbarimit te vitit 2010 institucioni i administrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi do te filloje punen per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.
Ne kete proces do te ndahen materialet sipas nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor sipas te cilit fletet e votimit do te digjen dhe procesverbalet do te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Ne kushtet kur kriza politike vijon mbi hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare opozita e ka kritikuar kete vendim te ndermarre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Perballe kesaj situate Opozita e Bashkuar e Shqiperise pritet qe ne ditet ne vijim te beje nje mbledhje ku do te percaktohet axhenda politike e protestave qe do te kene ne thelb largimin e qeverise dhe realizimin e zgjedhjeve te parakohshme.
Beteja politike midis mazhorances dhe opozites do te ashpersohet edhe me nisjen e sesionit te ri parlamentar. Sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise sesioni parlamentar nis te henen e trete te muajit janar qe perkon me daten 17 janar.
Meqenese sesioni i dyte parlamentar u mbyll me nje seance te jashtezakonshme plenare ku si rezultat nuk u arrit zgjidhja e krizes politike marredhenia e acaruar mazhorance - opozite pritet te transferohet ne sesionin e trete parlamentare.
Nje tjeter sfide per politiken shqiptare eshte dhe zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj 2011. Beteja per keto zgjedhje do te nise 30 dite me pare ku palet do te perballen se bashku ne fushaten zgjedhore qe pritet te nise me 8 prill.
Krahas sfides se zgjedhjeve politika mbart edhe sfiden per te zgjidhur krizen politike qe lidhet pikerisht me ate qe pritet te ndodhe me 8 maj. Ne sherbim te zgjedhjeve Partia Socialiste ka nisur punen ne te gjitha Qendrat e Votimit per te verifikuar listat e zgjedhesve ne menyre qe te minimizohet mundesia per manipulimin e listave dhe te votes.
Se fundmi pas ketyre detyrave te shtepise politika do te perballet ne fund te vitit me nje tjeter angazhim ate per integrimin ne Bashkimin Europian qe do te varet nga angazhimet e politikes gjate gjithe vitit.
Kriza politike dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do te jene pikat baze se ku do te referohet raporti i Keshillit te Europes ne opinionin qe do te jape per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Ky opinion qe pritet te jepet nga data 8-9 nentor do ti jape pergjigje per se dyti here Shqiperise per nismen e saj mbi anetaresimin ne BE.