E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shekspiri me te rinj

Metropolit i shtohet nje salle e re teatri. Quhet Shekspir eshte shumefunksionale 350 vende. Inaugurohet me Romeo dhe Xhuljeta


Nje salle e re me 350 vende i shtohet Teatrit te Metropolit ne fund te janarit. Mban emrin e Uiliam Shekspirit dhe perurohet me tragjedine e tij tij Romeo dhe Xhuljeta.
Salla e re gjendet me veshtire se dy te tjerat te Qendres Metropol.


Po te nisesh nga kafeneja e vogel e Teatrit Metropol per te shkuar te Shekspiri duhet te lesh pas sallen Bodrum nje korridor te gjate e te ngushte dhe ne fund te tij te marresh shkallet ne te djathte qe te nxjerrin ne sallen e re te ciles po i jepet dora e fundit.


Duket si arene e vogel cirku. Hapesira e saj rrethore shume shpejt do te mbushet nga 300 karrige druri ne katin e pare. Ne katin e dyte ka vend per 8 lozha me 50 vende. Edhe kjo salle si dy te tjerat ne TM eshte konceptuar ne funksion te prishjes se skematizmit dhe ndertimit klasik te shfaqjes sipas te cilit publiku eshte ne nje ane dhe spektatori ne nje ane.


Quhet Shekspir sepse ngacmimin e kemi patur nga Globus-i i Shekspirit. Ajo i ngjan nje kinemaje 3D ku publiku shikon jo vetem shfaqjen por edhe tjetrin qe ka perballe tregon per konceptin e projektimit te salles se re drejtori i Qendres Metropol Kico Londo. Salla e projektuar nga arkitekti Robert Floqi ne fund te janarit eshte gati bashke me dhomat e aktoreve dhoma e pulteve qe gjenden ne katin e dyte.


Shekspir do te jete shumefunksionale. Salla e re e eshte e hapur per shfaqje te cirkut per koncerte te Ansamblit te Orkestres Frymore. Do te perdoret i njejti sistem ngrohje me kondicioner. Drejtori Londo garanton se edhe akustika ka per te qene shume e mire. Ndricimi po ashtu i bollshem vjen 96 burime drite.


Projekti i Shekspirit ka kushtuar 22.000.000 leke. 90 per qind jane siguruar nga Bashkia e Tiranes prej te ciles varet Qendra Metropol dhe 10 per qind nga donatoret.
Shfaqja inauguruese Romeo dhe Xhuljeta vihet ne skene nga vete Kico Londo. Ai na tha se zgjedhja e kesaj tragjedie ka qene per te ngacmim i hershem.


Romeo interpretohet nga Lulezim Zeqja Xhuljeta nga Esela Pysqyli. Me te dy aktoret Londo ka punuar ne Playboy i trojeve tona dhe Kopshti i vishnjave. Nisur nga pervoja te meparshme ai ka angazhuar aktoret e rinj Florian Agalliu Besmir Bitraku Xhejni Fama po edhe Adriana Tolka.


Pjesa tjeter e trupes jane te rinj qe sapo kane kryer studimet ne Akademine e Arteve dhe te tjere qe kane punuar me teatrin e femijeve.
Ne po punojme me shume kujdes ne keto dy muaj.


shte pune qe po behet avash me pak frike. Jo se na mungon guximi dhe energjia por frika vjen si pasoje e pergjegjesise per nje veper kaq te madhe shprehet regjisori per sfiden qe po sjell ne skene Shekspirin. U kerkon aktoreve te punojne me logjike mbi tekstin i shqiperuar nga Alqi Kristo te krijojne nje harmoni mes fjales dhe emocionit.


Ne po perpiqemi te zbulojme. Sa me shume e zbulojme bashkerisht Shekspirin aktore regjisore kostumografe menaxhere aq me shume te panjohura na dalin. Mendoj se erdhi momenti per tu marre me Shekspirin dhe u mora. Mendoj qe kam bere mire qe nuk e kam bere me pare.


Nese duhet ta beja ca kohe me pas kete duhet tja leme shfaqjes. Shfaqja eshte ajo qe do te vendose nese kemi marre nje vendim te drejte apo jo.
20 aktoret e tragjedise Romeo dhe Xhuljeta do te vishen me kostume te fundit te 1500-es dhe fillimit te 1600-es krijuar nga Berina Kokona bashkepunetore e Londos ne venien e fundit skenike.


Emri i skenografit tani per tani eshte anonim. Duket se keshtu do te jete deri ne fund. Dihet vetem qe per kete pune Londo eshte konsultuar me Kokonen.
Ne mes te skenes te pangarkuar me objekte te tjera ka nje podium qe merr 6-7 funksione. Ne lozhat e katit te dyte te salles Shekspir naten e premieres nuk ulet askush.


Lozhat do te sherbejne si ballkone ne te cilat lind dhe merr jete dashuria e dy te rinjve. Londo na premton qe do te shikoni ne skene nje grup njerezish te mbushur me pasion per teatrin dhe per jeten qe deshmojne para syve te publikut se per ate qe ndiejne dhe cmojne aq shume jane gati te japin edhe jeten.


Ne tre vjet


Teatri i Metropoli ka tre vjet qe eshte krijuar. Me 2008 ne te njejtin vend ku ndodhej Estrada e Tiranes ai lindi si teatri i dyte i kryeqytetit pas Teatrit Kombetar. Shanse per te rinjte pune me kontrata sezonale. Keto premtoi Londo. Ne krye te dy viteve teatri u be me dy salla me 220 vende se bashku. Viti 2011 e gjen Metropolin me salle te re me e madhja.


Drejtori i Qendres se Metropolit mendon se hapesirat qe u japin te rinjve institucionet kombetare jane pak madje edhe ato pak ai i quan false. Mendoj qe Metropoli po jep shembull te mire por ka akoma per te bere per te ecur ka akoma detyrime ndaj publikut te kryeqytetit dhe gjithe Shqiperise ndaj te rinjve.


Derisa ka marre persiper ta hape nje porte per te rinjte kete gje duhet ta beje mire. Ky nuk eshte nder qe u behet te rinjve eshte nje detyrim ndaj atyre qe mbarojne shkollen dhe i gjejne mbyllur portat e institucioneve qendrore thote Londo.


Kjo demokraci qe aspiron Londo duket se eshte aplikuar pergjysme. Angazhimi i te rinjve pavaresisht rezultatit qe ata kane dhene eshte vertet aktiv dhe pune e madhe. Kurse profesionistet regjisoret me pervoje - dikush duhet ti udheheqe keta te rinj qe po punojne si autodidakte - rralle jane pare ne produksionet e Metropolit.


shte hera e trete ne tre vjet qe drejtori i Qendres se Metropolit ve ne skene nje shfaqje. Me 2009 Londo punoi per Kopshtin e Vishnjave te ehovit me 2010 per Playboy i Trojeve tona te Synge dhe tani me Shekspirin.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›