E Diel, 1 Nëntor 2026

Adoleshenti kinez vret tetë persona

Një adoleshent kinez vrau tetë persona dhe plagosi pesë të tjerë, pasi i sulmoi me thikë në veri-lindje të vendit.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua, njoftoi se sulmi ndodhi të mërkurën në rajonin Lianoning.

Mirëpo, në raportin e saj të publikuar të enjten, agjencia nuk dha detaje shtesë si për shembull lidhur me moshën e viktimave.

Sulmet e dhunshme janë në rritje në Kinë.

Në vitin 2010 ndodhën një varg sulmesh ndaj fëmijëve si pasojë e të cilave ishin vrarë 20, ndërsa plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›