Adoleshenti përplas për vdekje me makinë 13 vjecarin
Një 13 vjecar ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 17 vjecar i papajisur me leje drejtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Komunën Sukë të rrethit të Përmetit.
PËRMET- Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është shënuar pasditen e sotme rreth orës 18:00 në Komunën Sukë të rrethit të Përmetit. Një automjet tip Tojota veture që drejtohej nga 17 vjecari Blerim Meraj ka aksidentuar 13 vjecarin me inicialet B.K i cili po udhëtonte me bicikletë.
I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi Meraj ka braktisur mjetin duke u larguar nga vend i ngjarjes. Sipas policisë, rezultoi se 17 vjecari i pa pajisur me leje drejtimi kishte marrë pa leje makinën e të atit duke shkaktuar dhe këtë aksident të rëndë. Shkaku mendohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit Meraj ndërsa pak orë pas ngjarjes, 17 vjecari është kapur i fshehur në banesën e tij dhe është shoqëruar menjëherë në komisariat.
(e.n/BalkanWeb)