Burrel, nxënësit protestojnë për largimin e mësueses
Dhjetra nxënës të gjimnazit “Pjetër Budi” në Burrel kanë pezulluar mësimin në shenjë proteste pas largimit nga kjo shkollë në një tjetër të mësues së tyre kujdestare. Ata kanë kërkuar nga zyra arsimore e rrethit motivin e largimit.
BURREL- Rreth 80 nxënës në gjimnazin “Pjetër Budi” të Burrelit kanë pezulluar mësimin, duke zhvilluar një protestë pranë Zyrës Arsimore në Mat, pas largimit pa shkak të mësueses së tyre kujdestare Arjana Rami. Nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt në këtë shkollë, kanë ngritur shqetësimin e tyre duke kërkuar nga zyra arsimore e rrethit, motivin e largimit të mësueses së tyre kujdestare nga shkolla Pjetër Budi në një tjetër shkollë.
Nxënësit thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim, nëse kërkesës nuk do ti kthehet asnjë përgjigje. Ata kërkojnë që mësuesja e tyre Arjana Rami të vazhdojë të japë mësim në të njëjtin gjimnaz ku ka punuar prej vitesh, në të kundërt, shqetësimi i tyre do ti bëhet me dije edhe Ministrisë së Arsimit.
(e.n/news24/BalkanWeb)