Gjashtë tërmete lëkundin brenda pak orëve vendin
Tre tërmete të vegjël janë rregjistuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoricë të Dibrës duke tronditur sërish banorët të cilët prej 10 ditësh nga termeti i 6 Shtatorit lene jashte. Tre termete te tjere ndjene sot dhe ne Kavaje
TIRANE-Toka lëkundet sërish në Gjoricë të Dibrës dhe në Kavajë. Tre tërmete të vegjël janë rregjistuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoricë të Dibrës duke tronditur sërish banorët të cilët prej 10 ditësh pas tërmetit të fortë të datës 6 shtator kalojnë natën jashtë.
Ndërkohë tre tërmete të tjerë janë rregjistruar po gjatë ditës së sotme edhe në Kavajë. Goditjet e tërmeteve të tilla kanë qenë të lehta edhe pse kanë shkaktuar panik tek banorët.
Sipas institutit sizmiogjik në Tiranë, tërmetet e Gjoricës u rregjistruan në orën 5.40 min të mëngjesit, në 6.16 minuta si dhe i fundit në orën 10.05 minuta. Tërmetet kanë qenë me magnitudë 3 të shkallës Rihter duke mos përbërë rrezik për zonën.
Ndërsa në Kavajë, tërmetet kanë ndodhur rreth orës 01.00 të ditës së sotme, në 01.42 dhe rreth orës 6.00 të mëngjesit. Edhe këto tërmete kanë qenë me magnitudë 3 të shkallës Rihter. Sipas Sizmiologut, Rrapo Ormeni, tërmete të tillë me shkallë të ulët pritet të ndodhin edhe në ditët në vijim pasi shoqërojnë lëkundjen e fortë të datës 6 shtator me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, tërmet i cili u shoqërua me lëkundje të njëpasnjëshme duke shkatërruar dhjetëra banesa e duke bërë të pabanueshme shumë të tjera në zonën e Dibrës së Madhe.
(d.b/BalkanWeb)