E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Gjatë këtij viti është rritur prodhimi i energjisë

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë se gjatë periudhës janar-qershor 2009, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet u rrit me 50.5%, kryesisht nga vënia në punë e impianteve private. 

TIRANE- Për herë të parë gjatë këtij viti, Shqipëria i ka plotësuar pjesën dërrmuese të kërkesave të saj për energji me prodhimin vendas. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave konfirmojnë se gjatë periudhës janar-qershor 2009, prodhimi nga hidrocentralet u rrit me 50.5 për qind, kryesisht nga vënia në punë e impianteve private të dhëna me koncension gjatë viteve të fundit. Nëpërmjet prodhimit vendas janë plotësuar mbi 61 për qind e kërkesave të vendit për energji, ndërsa pjesa tjetër është realizuar nëpërmjet importit.

INSTAT konstaton se familjarët mbetën konsumatorët kryesorë të energjsë elektrike në vendin tonë. Ndërkohë që konsumi i energjisë nga bizneset dhe institucionet ka pësuar gjatë këtij viti një rënie të lehtë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›