E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pezës, Bashkia e Tiranës organizon aktivitete

16 shtatori rikthen edhe këtë vit festën e Pezës ne 67 vjetorin e saj, tashmë e kthyer në një traditë për Bashkinë e Tiranës. Në aktitetetet e të nisura që gjatë paradites ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë,Edi Rama. 

TIRANE- 16 shtatori ka rikthyer edhe këtë vit festën e Pezës në 76 vjetorin e saj, tashmë e kthyer në një traditë për Bashkinë e Tiranës. Aktivitetet e ditës në lidhje me festën e Pezës kanë nisur që prej orëve të para të paradites për të përfunduar në të gdhirë të ditës së enjte. I pranishëm në nisjen e kësaj feste ka qënë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i shoqëruar nga ish figura kryesore të LSI, Pëllumb Xhufi dhe politikanë të së majtës.

“Jam shumë i kënaqur që mund ta bëj këtë përpara jush së bashku me Pëllumb Xhufin, Paskal Milon, Skënder Gjinushin dhe me të gjithë grupin e deputetëve dhe deputeteve të pranishëm. Konferenca e pezës është një pikë e palëkundshme, që mbetet gjithmonë aktuale në referimin tonë ndaj historisë. Si një moment kur shqiptarë e shqiptare me bindje dhe përkatësi të ndryshme, por me një pikë të përbashkët referimi që kishte të bënte me atdheun, me lirinë e tij dhe me të ardhmen e tij, u bashkuan dhe i dhanë jetë një fronti antifashist që solli më pas edhe clirimin e vendit” u shpreh Rama.

Festa ka startuar me tingujt e bandës së kryeqytetit, e shoqëruar më pas edhe nga këngët dhe vallet e Ansamblit Tirana. Pjesa e dytë e festimeve është konceptuar me ngjitjen në skenë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne. Më pas i vjen radha pjesës së tretë të festës “Peza on the rock”, i cili starton në orën 23:00 dhe do të zgjasë deri në agim të së enjtes. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›