E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja 260 kilogramë

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:00

Adoleshentja më e shëndoshë në botë është një britanike e quajtur Georgia Davis, e cila peshon aktualisht 260 kilogramë.

Historia e saj përfundoi disa muaj më parë në faqet e gazetave, kur ajo kishte 210 kilogram dhe vendosi të udhëtonte në një kamp dobësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Georgia qëndroi disa javë në kamp dhe arriti të humbte disa kile, por që prej rikthimit në shtëpinë e saj, brenda disa muajve ajo ka shtuar jo pak, por 60 kilogramë të tjera, duke u shndërruar në adoleshenten më të shëndoshë të njohur në botë.

Ndonëse 17-vjeçarja ka vendosur të stërvitet çdo ditë, mjekët e këshillojnë që të mos lodhet shumë, pasi me lodhjen që pesha e saj i shkakton zemrës, edhe sforcimi më i vogël mund të rrisë presionin e gjakut në nivele fatale.

E reja duhet t’i nënshtrohet një diete radikale, por duket se ajo nuk është shumë e gatshme të tolerojë tek ushqimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›