Alves dëshiron të mbetet

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:37
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka theksuar se dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me klubin. Reprezentuesi brazilian ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Nou Camp, por shpreson që pajtimi të realizohet së shpejti.
“Nuk mendoj se klubi ka ngurruar në ofrimin e kontratës së re. Vetëm dua të arrijmë marrëveshje tani, brenda disa ditëve. Nuk më pëlqejnë të qarkullojnë kaq shumë spekulime, jam i përqendruar në këtë projekt si të gjithë të tjerët në ekip”, tha Alves i cili ka kontratë me Barcelonën deri më 2012.