Adoleshentja italiane aborton fëmijën
Merr fund historia e një vajze adoleshente italiane, e cila priste një fëmijë nga një i ri shqiptar. Ajo është dorëzuar para një gjykatësi dhe është bindur të abortojë fëmijën, pas refuzimit të familjes. “16-vjeçarja italiane që priste një fëmijë nga një i ri shqiptar, ka abortuar”. Kështu raportuan dje mediat italiane. Historia e saj u bë e njohur edhe në vendin tonë, për shkak se ajo u detyrua të shkojë në gjyq nga prindërit vetëm e vetëm që të mos e mbante këtë fëmijë.
Prindërit e vajzës nga Trento, me të marrë vesh lajmin se minorenia priste një fëmijë nga i riu shqiptar, i janë drejtuar gjykatës ta bindin për abort. Pikërisht pas një konsultimi me një gjyqtar për minorenët, vajza u bind të abortojë. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar, babai i fëmijës, pas gjithë kësaj historie është zhdukur, madje arrijnë të thonë se e kanë bindur të largohej duke i ofruar një shumë parash.