E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në një aksident në punë shqiptari, hetohet kompania

Itali-Një djalë i ri shqiptar i moshës 29 vjeçare, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Itali, gjeti vdekjen pasditen e djeshme në një aksident në punë. Ngjarja ndodhi në provincën e Viterbos. Sipas verifikimeve të policisë dhe nga inspektimet në punë, rezultoi se i riu emigrant shqiptar me dokumente të rregullta po punonte për llogari të një firme lokale për ristrukturimin e një ndërtese, në kohën kur ra papafingoja ku ai po punonte. Mësohet se emigranti shqiptar ra nga rreth 4 metra lartësi, për të përfunduar i pajetë në tokë dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, goditja rezultoi fatale. Sakaq, menjëherë pas ngjarjes kantieri u sekuestrua, ndërsa po bëhen verifikimet përkatëse për kushtet e sigurisë në punë nga ana e kompanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›