Adoleshentja tenton flijimin me helm
Puke- Nje adoleshente nga qyteti i Pukes ka tentuar flijimin duke pire helm ne rrethana ende te paqarta per policine qe po heton ngjarjen. Familjaret derguan mbremjen e se shtunes me urgjence ne spital 18-vjecaren Violeta N., e cila u gjet ne nje nga dhomat e baneses ne gjendje te rende shendetesore. Mjeket e spitalit konfirmuan faktin se vajza kishte pire helm dhe nderhyne, per t'i shpetuar jeten nepermjet terapise intensive. Per ngjarjen u lajmerua policia vendore, e cila nisi hetimet per te zbardhur rrethanat qe detyruan vajzen e re te ndermerrte aktin fatal. Sipas deshmive te familjareve, 18-vjecarja prej disa kohesh vuante nga depresioni dhe ishte tip mjaft i mbyllur me familjaret dhe shoqerine. Ditet e fundit ajo ka perjetuar nje gjendje te renduar stresi dhe depresioni, teksa te afermit e gjeten ne situate agonie dhe e derguan ne spital. Burime te policise thane se vajza ka konsumuar nje helm qe perdoret per bimet bujqesore, kurse sipas mjekeve pacientja vazhdon te jete ne gjendje te rende dhe po behen te gjitha perpjekjet per ta mbajtur ne jete. Nderhyrja e familjareve ka qene e shpejte dhe kjo sipas bluzave te bardha, ka ndikuar ne mbajtjen e adoleshentes ne jete. Pritet permiresimi i shendetit te pacientes, qe policia ta marre ne pyetje dhe te zbardhe motivet qe e cuan ne veteflijimin e mbetur ne tentative si dhe rrethanat e ngjarjes.