E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi-Poni, akuza dhe replika per sheshin ne qender te Tiranes

Vijon konflikti mes qeverise dhe Bashkise se Tiranes per nje shesh ndertimi ne kryeqytet. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, vijoi dje debatin duke u shprehur se per kete shesh ndertimi, eshte organizuar nje konkurs nderkombetar dhe KKRT-ja e Tiranes ka dhene leje. Madje Shalsi theksoi se per dhenien e kesaj lejeje, votuan pro si perfaqesuesit e PS-se, ashtu edhe perfaqesuesit e PD-se. "Por me sa duket, kjo nuk i mjafton te bijes dhe te birit te Berishes, te cilet kerkojne nga Baca Sali nga nje prone perdite. Por ta harroje Baca Sali se mund te dhuroje nga prona e popullit troje per bijte e tij", tha Shalsi. I menjehershem ishte reagimi i kryetarit te keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes, Ferdinand Poni. Sipas tij, Kryetari i bashkise, Edi Rama, eshte fajtor per perplasjen fizike ne qender te Tiranes, sepse strukturat e bashkise jane vegel qorre ne duart e tij. Duke replikuar ne distance me deputetin socialist, Poni tha se, asgje nuk mund t'i ktheje ekuilibrin mendor Rames. "Ai perdor te gjithe administraten e bashkise se Tiranes, ne interes dhe perdorim te ketyre grupeve te interesit. Policia bashkiake e Tiranes dhe Inspektorati Ndertimor i saj, jane as me shume dhe as me pak vecse vegla qorre e te bindura te interesave korruptive, apo abuzive dhe kriminale", tha Poni. Sipas zevendesministrit te Brendshem, Ferdinant Poni, keto struktura te bashkise me te madhe ne vend, jane kthyer ne sherbim te interesave te grupeve te ndryshme te ndertimit qe nuk ndalen para asgjeje, as nga fakti qe nuk e kane pronesine mbi token. "Toka eshte prone publike, prone shteterore; as nga fakti qe ne menyre te paturpshme aty thuhet se ka leje ndertimi, kur aty asnjehere nuk ka pasur nje te tille", deklaroi keshilltari demokrat i bashkise se Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›