Vrasja tek "Mulliri i Vjeter", ekstradohet deshmitari
Tirane-Sillet i prangosur ne Shqiperi nga Italia, Rubens Sela, 16-vjecari i denuar me 2 vite burg per moskallezim te krimit dhe armembajtje pa leje. Sela, djali i ciftit te aktoreve te mirenjohur Sela, ishte denuar ne mungese nga gjykata me 2 vjet burg, pasi i ishte shmangur deshmise per vrasjen e ndodhur ne shtator te vitit 2005, prane ATSH-se tek "Mulliri i Vjeter". Sipas policise, Sela ishte deshmitari okular i vrasjes se 16-vjecarit, Endrit Kocia, nga Endrit Qyqja. Pas ngjarjes, Sela eshte larguar ne Itali, ndersa u shpall person ne kerkim. Ai u arrestua ne prill te vitit 2008 ne Ankona te Italise, pas urdhrit nderkombetar te leshuar nga drejtesia shqiptare. Ne momentin e arrestimit, Sela i eshte prezantuar policeve italiane me nje emer tjeter, por pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte pikerisht personi i kerkuar nga Interpoli. Per vrasjen e 16-vjecarit Endrit Kocia, jane denuar nga Gjykata e Tiranes edhe Igli Selita dhe Lulzim Ismaili. Ngjarja per te cilen eshte denuar dhe arrestuar edhe Rubens Sela, ka ndodhur ne shtator te vitit 2005, pasi viktima Endrit Kocia, bashke me dy shoke te tjere jane grindur me Juxhin Selen, vellain e Rubensit. Pas nje sherri mes te rinjve prane nje lokali lojerash, ku ka mberritur edhe Rubens Sela dhe miku i tij Endrit Qyqja, viktima Endrit Kocia eshte qelluar me arme ne gjoks nga Endrit Qyqja i cili mbante nje arme pistolete, te cilen sipas vendimit te gjykates, ia kishte marre Rubens Seles.