E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackiste bizneset, pranga ne "gjueti" 19-vjecarit

Tepelene- Plackiste biznesmenet ne qytetin e Tepelenes, arrestohet 19-vjecari i dyshuar. Policia e Gjirokastres ka arritur te kape ne flagrance njeriun qe ishte kthyer ne "tmerrin" e pronareve te lokaleve dhe dyqaneve. Dorian Zhupa akuzohet per pese vjedhje, dy nga te cilat po i kryente mesnaten e se shtunes. Si zakonisht, adoleshenti kishte dale per "gjueti" me makinen e tij me targa te Tiranes ne lagjen e preferuar "Tre Heronjte", duke piketuar edhe lokalet qe do te plackiste. Rreth mesnates se shtune, ai ka kryer goditjen e pare dhe po pergatiste te dyten, kur eshte ndaluar nga agjentet. Ne cilesine e proves materiale i jane kapur nje sasi lekesh, sende materiale dhe mjeti tip "Benz" me targa TR 1123 J, ne pronesi te tij.

"Specialistet e Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Tepelenes, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative dhe pas nje pune te gjate gjurmuese, bene te mundur arrestimin ne flagrance te Dorian Zhupes, i cili po plackiste nepermjet thyerjes ne nje minimarket te F.C., ne lagjen "Selam Musai'", njoftoi policia vendore dje. Gjate krahasimit te gjurmeve te gishterinjve dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarit per keto krime, rezultoi se po mbremjen e se shtunes rreth ores 23:00, Zhupa ka vjedhur me thyerje ne lagjen "Tre Heronjte" ne qytetin e Tepelenes, lokalin e F.D., ku ka vjedhur nje shume prej 50 mije lekesh, si dhe paketa cigaresh e pije alkoolike me vlere 60 mije leke. Por keto nuk jane dy vjedhjet e vetme te kryera nga adoleshenti, pasi ne daten 27 dyshohet se ka vjedhur po me thyerje ne kete lagje lokalin e D.S., ku ka marre shumen prej 3 mije lekesh, si dhe paketa cigaresh me vlere 10 mije leke. Krimi i fundit per te cilin dyshohet i riu ka ndodhur ne 17 nentor, ne qender te qytetit, ku eshte bastisur lokali i SH. A., dhe jane vjedhur 80 mije leke. Policia njoftoi sekuestrimin e automjetit tip "Benz", i cili perdorej nga autori i siperpermendur per te realizuar vjedhjet. Burime zyrtare bene me dije se ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes se pasurise se tjetrit" dhe hetimet po i kryen prokuroria.

31 tetor

Tenton plackitjen nepermjet thyerjes se deres kryesore te nje minimarketi ne pronesi te F. C., ne lagjen "Selam Musai" te Tepelenes, por arrestohet ne flagrance.

31 tetor

Hyn ne lokalin e F. D., duke thyer deren kryesore ne lagjen "Tre Heronjte", vjedh nje shume prej 50 mije lekesh, paketa cigaresh e pije alkoolike me vlere 60 mije leke.

27 tetor

Dyshohet se ka vjedhur po me thyerje ne kete lagje lokalin e D.S., ku ka marre shumen prej 3 mije lekesh, si dhe paketa cigaresh me vlere 10 mije leke.

17

Ne qender te qytetit te Tepelenes, adoleshenti dyshohet se ka bastisur lokalin ne pronesi te SH.A., ku ka arritur te vjedh 80 mije leke dhe te largohet pa u vene re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›