Adolf Hitler nuk mund të jetojë me prindërit

New Jersey, 6 gusht - Gjykata e Apelit në SHBA ka vendosur që familja që u ka vënë fëmijëve emra nazistë nuk mund të kthejë të drejtën e humbur ndaj tyre për shkak të rrezikut se me qëndrimet dhe edukimin e tyre mund t’i dëmtojnë seriozisht.
Adolf Hitler Campbell (4) dhe motrat e tij JoyceLynn Aryan Nation (3) dhe Honszlynn Hinler Jeannie (2) i janë marrë prindërve vitin e kaluar. Rasti ka tërhequr vëmendjen e publikut në vitin 2008, kur një dyqan ëmbëlsirash ka refuzuar të dekorojë tortën për Hitlerin e vogël.
Gjykata familjare ka vlerësuar më parë se nuk ka mjaft dëshmi për abuzim. Megjithatë, Gjykata e Apelit ka vendosur dje se punëtorët socialë kanë dëshmuar se fëmijët kanë nevojë për mbrojtje. Babai Heath Campbell ka deklaruar vitin e kaluar se është i bindur se fëmijët i janë marrë vetëm për shkak të emrave. Gjithashtu, tha se autoritetet gjyqësore kanë vendosur në bazë të akuzave të pabaza të komshive dhe ish-bashkëshortes së tij.