Ankesa e rektorit për ikjen e profesorit
Rektori i Universitetit të Vlorës pak ditë më parë ka dërguar një tjetër peticion pranë Kryeministrisë. Këtë herë për të treguar indinjatën e profesorit të larguar nga Universiteti i Vlorës, për shkak të titullit të munguar. Në peticion thuhet se:
“I nderuar zoti Kryeministër,
të nderuar anëtarë të KALSH-it.
Sot u njoftova se Quang Hoang nuk do të kthehet më në departamentin e matematikës në Universitetin e Vlorës për vitin e ardhshëm akademik. Kjo, falë mohimit të titullit Profesor i Asociuar që iu bë nga Ministria e Arsimit dy muaj më parë.
Quang ishte diplomuar me doktoratë nga Princeton University në 2008. Princeton është padyshim shkolla numër 1 në botë në matematikë. Ndoshta ishte i pari i diplomuar në Princeton që punoi në Shqipëri dhe mundet të jetë edhe i fundit.
Uroj që të gjithë ata që ka promovuar ministria gjatë këtij viti të kenë qenë më të mirë”. Me nota ironie, por edhe keqardhje, peticioni mban emrin, mbiemrin dhe firmën e rektorit të Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska.
#