E Diel, 1 Nëntor 2026

Adrian Gaxha blen vilë 1 milion euro, por bie pre e hajdutëve



Herën e kaluar treguam se këngëtari Adrian Gaxha është shumë i pasur, por njëkohësisht treguam se babai i tij është gjithmonë në lëvizje për të gjetur donatorë për sponsorizimin e karrierës së djalit të tij. Ndërkohë, këtë radhë do u tregojmë se sa në të vërtetë është i pasur Gaxha. Pak javë më parë, ne kemi treguar se ai kishte një vilë të madhe, me pishinë, sallë vallëzimi, studio muzikore dhe një oborr të madh. Kemi shkruar edhe për faktin se kohët e fundit, Adriani po këndon nëpër kafene me një honorar prej 600 euro, ndërkohë që shumë këngëtarë të tjerë “vajtojnë” për shkak të krizës dhe recesionit. Si duket këtë gjë nuk e përjeton fare Adriani. Në një lagje elite të qytetit të Shkupit, më saktësisht në Vizbeg, këngëtari ka ndërtuar “mbretërinë” e tij të madhe. Të gjitha fotot pasqyrojnë më mirë realitetin e tij financiar dhe publikohen për herë të parë në “Panorama plus”. Në një hapësirë prej 452 m2 është ndërtuar një vilë e madhe me rrethim të lartë 2 metra, kurse si pronarë legjitim figuron emri i këngëtarit Adrian Gaxha. Në hapjen solemne, ai ka organizuar dhe një “party” me miqtë e tij. Porta e hyrjes në fillim, ngjason sikur ato portat e vilave që kanë yjet e njohur botërorë. Shtëpia brenda është e rregulluar sipas dëshirës dhe shijes së këngëtarit. E vendosur në dy kate, me katër dhoma gjumi dhe katër banjo, me orendi italiane, tre dhoma dite dhe një kuzhinë të madhe, që ngjason si një apartament dy dhomësh, më tej salla për vallëzim, studio muzikore së bashku me dhomën e incizimit janë gjithçka mund të gjesh në folenë superluksoze të këngëtarit. Ndërkohë, jashtë shtëpisë gjendet oborri i madh, ndërsa pas shtëpisë është pishina. Afër pishinës është planifikuar që gjatë verës të vendoset një mini kinema e vogël, në të cilën familjarët e këngëtarit dhe ai vetë do të kënaqen në shoqëri të filmave nën qiell të hapur. Po të bëhet një llogari e përciptë, për gjithë këtë vilë dhe orenditë brenda, janë investuar hiç më pak se një milion euro. Vetë këngëtari jeton në katin e fundit, ndërsa në katin e parë jetojnë prindërit e tij. Para disa muajsh e njëjta shtëpi ka qenë pre e hajdutëve, ndërkohë që ishte akoma ishte në ndërtim, kurse tani, që të mos ndodhë e njëjta gjë, Adriani është përkujdesur që në shumë vende rreth vilës të vendosen aparate alarmi, të cilat janë sjellë nga Zvicra. Nëse dhe këto mjete nuk do ta ndihmojnë, atëherë në hyrje të vilës ka dhe një vend të veçantë për persona të sigurimit, të cilët domosdo duhet të angazhohen seriozisht që jeta e këngëtarit të jetë sa më e qetë. bl. re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›