E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte në shtëpinë e “BB3” paparaci më i famshëm i Italisë, Corona



Sonte në darkë, gjatë spektaklit krahas emocioneve të nominimit dhe surprizave që stafi i “Big Brother” ka përgatitur për banorët, do të ketë një moment shumë pikant. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të futet Fabrizio Corona, paparaci më i famshëm dhe më i diskutuar momentalisht në Itali, njeriu që ka kapur mat politikanë dhe njerëz publikë shumë të rëndësishëm, duke hapur konflikte dhe debate pa fund, probleme që e kanë çuar deri në procese gjyqësore dhe muaj të tërë në burg. Ky personazh kaq i lakuar momentalisht në të gjitha mediat italiane, do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother” për t’u bërë një surprizë banorëve. Sipas bisedave që ata bëjnë shpesh me njëri-tjetrin, duket se shumica i ndjek shumë kanalet italiane, kështu që pa diskutim që do ta njohin menjëherë Coronën dhe do ta përjetojnë me emocion këtë moment kaq të veçantë për ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›