Rozana Radi, lidhja e re e këngëtares me juristin nga Kosova
redona sadiku
Nëse në jetën artistike Rozana Radi sjell gjithnjë gjëra të reja, në muzikë dhe teatër, në jetën private dukej se kishte marrë një periudhë pauze. Krahas klipeve të saj, të cilat bëjnë gjithmonë bujë, Rozana ka ditur gjithnjë të surprizojë edhe me looku-n e saj.
Dhe nuk e ka fare të vështirë të realizojë atë që i shkrep në kokë, pasi vajzës simpatike nuk i mungon vullneti për asgjë, nga heqja e kileve të tepërta që shumë prej nesh as që i kujtojnë më, e deri tek ndryshimet drastike të modelit të flokëve, madje disa herë brenda një jave. Momentalisht këngëtarja është parë në pub-et e natës me flokë kafe të gjata, të cilat i shkojnë shumë, duke i treguar një portret shumë të ëmbël. Dhe meqë jemi të pub-et, aty paparaci ynë ka arritur të zbulojë shumë më tepër sesa modelin e flokëve. Ka disa javë që këngëtarja është parë teksa shoqërohej me një djalë brun rreth të tridhjetave. Edhe pse ajo është gjithnjë e shoqëruar me shumë miq, përsëri mund të kuptohej fare lehtë që njëri prej tyre ishte pikërisht djali me të cilën ajo kishte filluar një lidhje pak më speciale.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që ne e vëzhguam disa javë për tu bindur se mes Rozanës dhe djalit simpatik tashmë ka filluar një lidhje. Sipas informacioneve tona ky djalë e ka emrin Dreni, vjen nga Peja, është 30 vjeç dhe ka pak kohë që ka ardhur në Tiranë pasi punon në një institucion shtetëror në Tiranë. Miqtë tregojnë se Dreni është një djalë shumë mendje hapur pasi ka ndenjur shumë kohë në perëndim, kryesisht në Spanjë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka arritur të bëjë për vete vajzën e njohur të ekranit. Paparaci ynë i gjen pothuajse çdo fundjavë bashkë madje shpesh janë parë duke ngrënë edhe dreka në një nga lokalet e bllokut.
E pyetur rreth kësaj lidhjeje nga gazeta “Panorama”, Rozana na përsërit edhe një herë frazën tashmë të njohur prej nesh, se nuk dëshiron që jetën private ta ndajë me të tjerët pasi kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për të. Të shohim nëse mes këngëtares simpatike dhe juristin pejan do të ketë një lidhje, e cila do të zgjasë e pse jo të ketë një fund të lumtur për ta.