Adrian Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, nuk mjaftoi për në finale
Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin që meritonte gjithë kombi ynë. Energjia, pasioni dhe gjithë emocioni i dhënë në ato 3 minuta që dolën nga ne, nuk ishin të mjaftueshme për t'u kualifikuar në natën finale". Ky ka qenë statusi i postuar në rrjetin social "Facebook", nga njëri prej këngëtarëve që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që fatkeqësisht na la këtë vit jashtë finales. "Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gjë, - shton Lulgjuraj, - por është një çështje që s'na takon ne artistëve. Por ju siguroj, jemi shumë krenarë me suportin që na keni dhënë. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit, dua t'ju falënderoj. Po ashtu dua të falënderoj shumë kolegët dhe miqtë tanë, që pa rezerva na dhanë kurajë, para, gjatë dhe pas performancës, në krye me Elton Dedën", - shprehet ai. Më tej, ai falënderon në gjuhën angleze për komentet e mira që iu bënë këngës, duke u shprehur se fatkeqësisht, kjo këngë (Identitet) nuk bëri histori në Eurovizion. Sa i takon pjesëmarrjes së këtij viti, Rona Nishliu, këngëtarja nga Mitrovica që vitin e kaluar zuri vendin e pestë në këtë konkurs europian, ka deklaruar se "në mesin e këngëve që arritën të futeshin në finale, padyshim që kishte vend edhe për Shqipërinë", duke dhënë kështu mbështetjen e saj për djemtë.
SERBJA
Ndërkohë që, pjesëmarrja e sivjetshme nuk ka kaluar pa përplasje. Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e cila ka fituar festivalin e "Eurosong"- ut në vitin 2007, ka ofenduar gazetarët shqiptarë dhe dyshen e përfaqësueses sonë. E pranishme në konferencën për mediat, ajo i ka ofenduar gazetarët shqiptarë, pasi i kanë drejtuar disa pyetje që e kanë nervozuar. Sipas portalit serb "Kurir", Marija Sherifoviç e ka ndjekur edhe natën e dytë të "Eurosong"-ut dhe nuk i ka mjaftuar fyerja e gazetarëve shqiptarë, por ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Tëitter: "O idiot i shprishur, pse po bërtet!".
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)