Perballje e rralle: Babai i Nazimes dhe gruaja e Fiqiriut te vrare, rrefehen ne Tv Klan
Mund te quhet pa frike, perballja e vitit. Sepse ata te dy, kurre nuk jane perballur as ne media dhe as ne ndonje menyre tjeter. Por kete te diel, do te jene fare prane njeri-tjetrit.
Ai, babai i Nazimes, Beqiri, i cili vuajti tmerrin e rrefyer nga e bija qe tha se perdhunohej sistematikisht nga Fiqiriu qe madje e rrembeu nga shtepia. Nje krim qe u tha se vazhdoi gjate kur vajza ishte e mitur dhe qe perfundoi me vrasjen e abuzuesit seksual. Por qe u “shperblye” me 17 vjet burgim qe gjykata i dha Nazimes per krimin e kryer. Vendim i cili irritoi shume shoqerine civile duke vleresuar se nje viktime e krimeve seksuale qe vrau per vetembrojtje, nuk mund te marre denim kaq te rende., Ndaj Beqiri ka shume arsye mos ta “dashuroje” familjen e Fiqiriut.
Ajo, gruaja e Fiqiriut, qe nuk jeton me e qe u vra ne ndjekje e siper nga Nazimja qe nuk kurseu plumbat ndaj tij. Tashme nje grua e vè qe sigurisht vuan humbjen e bashkeshortit. Por edhe e mbushur plot dilema nga dy pista kontradiktore. E para, e Nazimes qe thote se i shoqi i saj e ka rrembyer e perdhunuar papushim. E dyta, ajo qe zbuloi policia, mesazhet ne celular plot intimitet qe Nazimja kishte me burrin tashme te vdekur te Mynyres.
E ne keete vorbull, Mynyrja dhe Beqiri, perballen per here te pare ne rubriken “Shihemi ne gjyq” ne emisionin e Tv Klan, “E Diela Shqiptare” te producentit Ardit Gjebrea.
Pasditen e sotme, rrefimet dhe debati i pritshem mes tyre, pritet te jete domethenes.
Nazimja kerkoi meshire, gjykata e denoi 15 vite burg
Gjykata e Tiranes denoi me 8 maj te ketij viti me 15 vite burgim 18-vjecaren Nazime Visha, per vrasjen e ish te dashurit te saj Fiqiri Muca, ngjarje e ndodhur ne vitin 2012 ne fshatin Kerrabe te Tiranes. E pandehura kerkoi meshire, por gjykata e denoi per akuzat “vrasje me paramendim” dhe “armembajtje pa leje”. Megjithese gjate gjithe procesit avokatja Vjollca Pustina kembenguli te vleresohej kushti i vetembrojtjes per shkak te abuzimit qe prej moshes 14-vjecare, trupi gjykues dha vetem dy vite me pak nga cfare kerkoi prokuroria. Per te dyja akuzat, trupa gjyqesore e denoi me 15 vjet burg, nga te cilat i mbeten edhe 10 vite per te vuajtur per shkak te uljes se nje te tretes se denimit per shkak te aplikimit te gjykimit te shkurtuar. “Pranoj se e kam vrare dhe jam e penduar, pasi kam marre jeten e nje njeriu. Por nuk e kam vrare me paramendim”, u shpreh Nazimja.
Mynyre Muca: “U denua shume pak, Nazimja eshte femije-djall”
Pavaresisht se Gjykata e Tiranes e denoi me 15 vjet burg Nazime Vishen per akuzen “vrasje me paramendim”, nga te cilat do te vuaje 10 vjet per shkak te gjykimit te shkurtuar, bashkeshortja e viktimes Fiqiri Muca nuk eshte e kenaqur nga vendimi.
Mynyre Muca, nena 40- vjecare e pese femijeve jetime, tri vajzave dhe dy djemve, ka deshiruar denim me burgim te perjetshem per 18-vjecaren, e cila i vrau te shoqin, pas nje afere intime per kater vite me radhe. Ajo jeton ne shtepine perdhese ne fshatin Kulle te Manzes. “Ajo duhet te denohej maksimalisht, jo te dale qe andej ne me pak se 10 vjet. La 5 femije jetime qe duan buke te hane. Ajo eshte femije-djall, ka bere gjithfare intrigash te me ndante. Ajo beri lemsh per 4 vjet dy familje, qe ishim edhe krushqi. Edhe tani qe eshte ne burg, na merr ne telefon dhe nuk flet”, akuzoi Mynyrja disa dite me pare ne media.
Beqir Visha: “Nuk pajtohem me vendimin e gjykates, vajza u rrembye”
Beqir Visha, babai i Nazimes, ishte nder te paret qe kur mesoi ngjarjen u shpreh publikisht se i puthte doren vajzes per aktin qe kreu dhe mbrojti nderin e familjes. Po keshtu ai ishte i pari qe e kishte debuar nga banesa pasi vajza terhoqi padine per rrembim dhe perdhunim ne pyjet e Matit dy vjet me pare. Pas perfundimit te procesit, Beqiri shprehet se Fiqiri Muca e preu ne bese, pasi e strehoi ne shtepi si krushk, por ai i cnderoi vajzen. Kurse ne perfundim te verdiktit te gjykates, 53-vjecari thote se do ankohet me tej. Familjaret vijojne t’i qendrojne faktit se vajza e tyre ka vrare ne kushtet e vetembrojtjes, ndersa policia dhe prokuroria, pas dyshimeve te hedhura mbi autorin e ekzekutimit, kane vertetuar plotesisht faktin se vrasjen e ka kryer vete 18-vjecarja mbi bazen e nje parapergatitjeje. “Drejtesia nuk mori parasysh rrembimin e vajzes time, nuk pajtohem me kete vendim”, u shpreh Visha.
Ekzekutimi i Fiqiri Muces me bresheri “Kallashnikovi”
Krimi ndodhi mengjesin e 13 gushtit te vitit te kaluar ne Krrabe, ku viktime mbeti Fiqiri Muca, 46 vjec, baba i pese femijeve te mitur. Prokuroria ka faktuar se vrasja eshte kryer nga vete Nazime Visha dhe se eshte kryer me dashje per shkak te xhelozise dhe lidhjes intime mes tyre. E mitura tha se ishte perdhunuar nga Muca qe ne moshen 14-vjecare, qe ishte rrembyer ne 3 muaj para vrasjes dhe ishte mbajtur ne malet e Burrelit per 11 dite me radhe. Policia hodhi dyshim mbi faktin se vrasjen mund ta kishte kryer ndonje person tjeter. Per te vertetuar kete fakt vajza u nxor nga ambientet e burgut dhe u provua nga ekspertet saktesia ne gjuajtje me “Kallashnikov”. Muca kishte shkuar me taksi nga Manza ne Krrabe per ta marre vajzen pasi eshte telefonuar prej saj. Por aty Nazimja e ka ndjekur kemba-kembes, duke e vrare. Adoleshentja pranoi krimin, duke thene se u vetembrojt se donte ta rrembente.