E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Nuk ka gjasa per manipulim zgjedhjesh

Sa staf keni ne Shqiperi?

Tani jemi 85 vete, 75% jane shqiptare. Kemi qene me shume, por kemi bere progres, jemi bere me eficente gjate viteve dhe na kerkohet te jemi me efikas.

A i druheni ndonje manipulimi, qe mund ta beje te pavlefshem votimin?

Ne shume vende te botes ka pasur dyshime se disa elemente te votimit jane shtremberuar apo qe numerimi nuk eshte bere sic duhet.

A mund te ndodhe dicka e tille ne keto zgjedhje?

Duke pare zhvillimin e gjerave, jo. Ka pjesemarrje te komisionereve te te gjitha kampeve politike ne qarqe dhe ne qendrat e numerimit, te cilet ushtrojne kontroll te perbashket. Kjo eshte shume e rendesishme per te qene korrekt me numerimin. Numerimi ne te kaluaren ka qene korrekt. Nje marzh i vogel gabimi eshte gjithmone i mundshem dhe i pranueshem. Kjo ndodh edhe ne demokracite e pjekura. Ketu sistemi eshte prove e mjaftueshme per te pasur numerim te mire. Kur komisionaret u permbahen rregullave dhe ushtrojne kontroll te perbashket ne qendrat e numerimit, atehere nuk shoh ndonje rrezik. Eshte mire te kete kontroll te dyfishte. E mirepres, si shume te tjere, qe ka dhe masa te tjera si perfshirja e publikut, me kamera qe tregojne fletet e votimit ne ekran. E gjithe kjo ndihmon ne krijimin e besimit te publiku se numerimi eshte korrekt. Kjo kerkon kontributin e te gjitha paleve.

A do te kete numerim paralel te votave?

Doni te thoni qe publiku te beje llogaritjet e veta..

Pra OJF-te te kene akses ne tabelat e rezultateve, per te kontrolluar qe shifrat zyrtare qe kalojne ne nivelin tjeter, te jane te sakta.

Kam pershtypjen se mund te jete e ngjashme si me zgjedhjet e fundit vendore. Ata i vezhguan nga afer, nga nje pozicion ku mund te benin dicka qe dukej si nje numerim paralel. Nuk tingellon bukur, por per te kontrolluar dyfish...

Por kjo krijon besimin e qytetareve...

Po. Dhe dergon mesazhin se numerimi po vezhgohet nga afer. Eshte si polici ne rruge: ka me pak gjasa ta shkelesh semaforin kur ka nje polic. Ndihmon per t’iu permbajtur me mire rregullave. Respektimi i rregullave, i shtetit te se drejtes, duke filluar ne fakt nga zgjedhjet, eshte nje element kyc, temen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe problemet me te. Sic e dime, KQZ-ja nuk i ka per momentin te shtate anetaret.

Se pari, a do te thoshit qe procedurat per zevendesimin e anetareve te KQZ-se ishin te ligjshme?

Pati vetem nje zevendesim nga ana e qeverise. U hoq nje anetar ne nje menyre qe ende ka nevoje per analize te metejshme, ne baza ligjore jo aq te qarta. Por, pikesepari, ia le pales shqiptare qe ta zgjidhe kete. Kjo krijoi disa vale qe e coi anen tjeter drejt disa doreheqjeve. Ajo qe mbetet eshte nje Komision Qendror i Zgjedhjeve i cunguar, me vetem kater nga shtate anetare. Per vendimet teknike dhe sipas legjislacionit, ai eshte funksional. Por aspekti i ligjshmerise eshte vetem nje gje. Eshte shume e rendesishme te kete besueshmeri maksimale, e cila eshte sigurisht e kufizuar kur nuk ka anetare te emeruar nga opozita.

Sa i besueshem eshte tani Komisioni i Zgjedhjeve? A e ka humbur besueshmerine dhe legjitimitetin?

Nuk eshte aq i forte dhe nuk mund te jete aq bindes sa me pare. Ketu vihet ne pikepyetje legjitimiteti. Vihet ne pikepyetje edhe vullneti politik, te cilit i meshoi edhe ODIHR-i pas zgjedhjeve te fundit. Ku eshte vullneti politik i pales tjeter? Mos jemi ne nje skenar dhemb per dhemb?A jane PS-ja dhe LSI-ja tani te perjashtuara nga zbatimi i ligjit dhe detyrimet e privilegjet qe kane partite, vetem sepse u hodh nje hap tjeter i diskutueshem?! A do te thote kjo qe nga ana tjeter te tregohesh destruktiv per te rritur legjitimitetin?! E le ne dore te drejtuesve politike. Perseri, u bej thirrje t’u permbahen angazhimeve. Ata thone se jane te angazhuar per interesat e popullit shqiptar, por duhet t’i permbushin ato. Kur jane te pakenaqur me elemente te vendimeve apo procedurave te caktuara, mund te ngrene zerin. Edhe ne Shqiperi eshte e mundur te ngresh zerin pa perdorur fjalor te papershtatshem. Dhe qytetaret, mund t’ju siguroj nga informacionet qe marrim, do ta mireprisnin kete, sepse ata duan te kene zgjedhje, duan te ndertojne besim te sistemi dhe kjo behet me mire kur te gjitha kampet politike perfaqesohen ne menyre aktive ne institucione kyce, sic eshte KQZ-ja, ne pergatitjen e zgjedhjeve te pergjithshme. Keto jane te meta per te cilat nuk do reshtja se ngrituri zerin. Vertet nuk arrij ta kuptoj pse u zgjodh kjo taktike si opsion i mire. Nuk eshte opsion i mire.

E keni fjalen per heqjen e tre anetareve apo si per zevendesimin.

Lenia e nje boshlleku per nje kohe kaq te gjate kaq afer zgjedhjeve.

A mendoni, sikurse thote opozita, qe e gjithe KQZ-ja ka nevoje te riformohet? Me fjale te tjera, a ka nevoje te nise nga fillimi?

Kjo do te kerkonte shpjegime te metejshme se perse duhet bere nje gje e tille kaq afer zgjedhjeve. Meqe ra fjala, znj.Lleshi dhe z. Biba, i cili dha doreheqjen, kane bere nje perpjekje te madhe, nje pune shume te mire. Kane punuar mire e bukur bashke, te mbeshtetur nga ekipi. Pra shume, ne mos e gjitha, e asaj qe po shohim, mund te ishte shmangur.

Pra, ju do t’ua vinit fajin te dyja paleve per kete problem me KQZ-ne?

Po, absolutisht. Te dyja palet, me te meta, me veprime jo ne interes te popullit, per arsye shume te ndryshme, mbi baza ligjore shume te ndryshme, por me te njejtin perfundim: demtimin e nje organi qe duhet te jete teknik dhe plotesisht funksional para zgjedhjeve te pergjithshme.

Kush eshte Eugen Wollfarth

Eugen Wollfarth, eshte kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Ka punuar mbi 25 vjet, per Ministrine e Jashtme te Gjermanise dhe ka pervoje te gjate ne Ballkanin Perendimor, duke perfshire edhe pozicionin e kryetarit te Perfaqesise Gjermane ne Prishtine dhe Drejtorit te Divizionit ne Departamentin Evropian ne Berlin. Erdhi ne Tirane, ne shtator 2010, si kryetar i OSBE-se, Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope. OSBE-ja filloi si nje konference dhe tani eshte nje organizate. Si konference, ndihmon ne gjetjen e kanaleve te dialogut midis Lindjes dhe Perendimit, vendosjes se paqes, afrimit me njeri-tjetrin dhe permbushjes se standardeve dhe te angazhimeve, per te pare zhvillime paqesore, si lirine, demokracine dhe nje zhvillim te shendoshe ekonomik. Keto jane zhvilluar me kalimin e kohes. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi u vendos ne nje kohe te veshtire per Shqiperine, me ftese te qeverise, ne vitin 1997. Mandati i saj eshte te ndihmoje Shqiperine t’i permbushe keto angazhime, sepse Shqiperia ka dashur dhe vazhdon te deshiroje te zhvillohet, te beje hapa para, te stabilizoje demokracine dhe te kete nje jete me te mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›