Berisha, sfide Rames: Te falim gjobat
Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryetarin e PS-se, Edi Rama per faljen e gjobave qe nga viti 2009, me ane te miratimit te nje amnistie ne Parlament. Ne fjalimin e mbajtur gjate prezantimit te kandidateve te Partise Demokratike dje ne Berat, Berisha u shpreh se falja e gjobave nuk mund te behet vetem per nje muaj te caktuar, sic propozon kreu i PS. “Ne nje qytet do te deklaronte se do t’u fal gjobat atyre qe jane gjobitur nga marsi e ketej. Po ata qe jane gjobitur ne shkurt, janar cfare i konsideron, armiq klase!? Ne disa aspekte je i paformuar dhe te mungojne nocionet me elementare ekonomike, sepse midis atij qe gjobitet dhe atij qe nuk gjobitet ka nje dallim, por cdo shtet dhe cdo vend perdor faljen, perdor amnistine dhe z. Rama, kur dy vjet me pare, une solla ne parlament ligjin e amnistise se plote, i cili kerkonte 3/5 e votave, e refuzove”, tha kryeministri, Sali Berisha. Kryeministri kerkoi nga kreu i opozites qe te mos sillet si politikan qe ben diferenca mes qytetareve. “Atehere prape te ftoj, urdhero te mbledhin parlamentin dhe ta votojme, sepse amnistia eshte dhuntia e shtetit. Shteti ndeshkon me ligj, por shteti me ligj edhe fal. Ndaj mos u bej si politikan kioske, qe do falesh vetem gjobat e marsit. Urdhero z. Rama, ligji eshte gati, eja ta votojme, nga 2011 e deri ne ditet e sotme. Shteti nuk eshte kioske”, tha Berisha. Vec kesaj ftese, kryeministri ka kerkuar nga kreu i PS-se qe te sjelle ne Kuvend dhe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. “Eja te votojme tre komisioneret e tu, qe i bere placke tregu. Kerkoi te falur Jani Janit, te cilin e ngrive dhe e shkrive ne menyren me mizore, per pazare”, tha Berisha. Kryeministri shtoi ne fjalen e tij se pavaresisht bllokimit qe i eshte bere integrimit te vendit nga Partia Socialiste, brenda nje viti do te merret statusi kandidat i Shqiperise ne BE. Ndersa u shpreh se do te behet cdo reforme per liberalizimin e vizave. “Ne sebashku, brenda nje viti do te kemi ne xhep pasaporten me statusin e vendit kandidat, se ne sebashku do te hapim negociatat me Bashkimin Europian per anetaresim te plote, se ne sebashku do te bejme cdo reforme, per te merituar liberalizimin vizave ne vendin e madh te lirise, mikun me te shkelqyer te shqiptareve dhe Shqiperise”, tha kryeministri. Ai premtoi dhe zhvillimin e projekteve rajonale qe do te do te mundesojne zhvillimin e Qarkut te Beratit. “Jam sot para jush, per t’u zotuar se kater vitet qe vijne, ne do te bejme per Beratin, shume here me teper se kater vitet qe shkuan, se do te ndertojme Boshtin e Jugut dhe cdo kilometer rruge ne kete qark, se do te rindertojne e ndertojme cdo shkolle, cdo spital e poliklinike. Berati i zhvilluar, Berati europian eshte motoja jone”, tha kryeministri Berisha.