E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adrian Sutil denohet me 18 muaj burg

Formula 1 është një botë që nuk ka lidhje me normalen. Këtë e konfirmon edhe historia e Adrian Sutil, i dënuar për një sherr në diskotekë. Por historia mund të ngjasojë me një film “thriller” dhe duket e pabesueshme.
Gjithçka ka ndodhur në përfundim të Çmimit të Madh të Kinës në vitin 2011, në një prej klubeve më të famshëm të natës në Shangai, që kategorizohet mes diskotekave më të shtrenjta në botë: një vend ku mblidhen persona “VIP”, e ku mesatarisht kalimi i një nate kushton 1000 dollarë.
Madje, edhe arma që Sutil zgjodhi në debat nuk ishte diçka dosido, por një gotë shampanje, ndërsa kundërshtari ishte as më shumë e as më pak, por bashkëpronari i skuadrës Lotus, Erik Luks.
Megjithatë, historia që të krijon përshtypjen e një përralle përfundoi në Mynih të Gjermanisë. Adrian Sutil u dënua me një vit e gjysmë burg me kusht për tre vjet: me fjalë të tjera ai do ta shlyejë ndëshkimin në rast se në tre vitet e ardhshëm do të regjistrohet një tjetër ngjarje e tillë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, piloti gjerman u shpall fajtor për dëmtime të rënda trupore dhe u gjobit me 200 mijë euro, një shifër që do të jepet për bamirësi.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto telashe, tashmë piloti gjerman rrezikon edhe përjashtimin nga Formula 1. Pavarësisht se Sutil ka kërkuar disa herë ndjesë, madje tentoi që këtë çështje ta zgjidhme me Luks pa mbërritur në gjykatë, ngjarja nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Në fakt, fillimisht skuadra e Fors Indias vendosi ta largonte Sutil, që tashmë rrezikon ti hiqet edhe “superliçenca”, document I nevojshëm për të garuar në F1. Kjo pasi ekziston një kod rigoroz për sjelljen e pilotëve, që duhet të shërbejnë si shembull për të rinjtë, në pistë, por edhe jashtë saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›