Low refuzon Real Madridin

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, ka mohuar spekulimet se do të jetë trajner i ri i Real Madridit.
Sipas medieve spanjolle, gjiganti madrilen kishte veçuar Lowin si pasardhës të Jose Mourinhon, nëse portugezi vendos të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Por, strategu gjerman ka insistuar se do të vazhdojë detyrën e tij të tanishme.
“Mourinho duhet të presë deri më 2014, kur më skadon kontrata me Gjermaninë. Seriozisht janë vetëm spekulime, asgjë më tepër. Jam selektor i Gjermanisë dhe nuk ka shumë detyra në botë që janë më të mira se kjo. Nuk humbi kohë për të menduar rreth gjërave të tilla. Jam i bindur se Mourinho është trajneri më i mirë për Realin për momentin”, deklaroi Low për Abendzeitung Munchen.