E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani rikthehet tek Siena

Erjon Bogdani i jep fund aventurës te Çezena dhe në orët e fundit të merkatos së janarit gjen një skuadër të re për të vazhduar karrierën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht te Siena.
Trajneri Xhuzepe Sanino kërkonte me ngulm një sulmues për të përforëcuar repartin ofensiv dhe në harkun e pak minutave, drejtuesit e dy klubeve të Serisë A gjetën akordin për kalimin e sulmuesit shqiptar.
Siena ishte një prej klubeve që përflitej prej kohësh se interesohej për Bogdanin, megjithatë, bardhezinjtë vendosën të marrin 34-vjeçarin vetëm pas refuzimit të Filipo Inzagit. Ish-sulmuesi I Kombëtares italiane zgjodhi të qëndronte te Milani, duke I hapur rrugën shqiptarit.
Për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, bëhet fjalë për një rikthim te Siena, ku ka luajtur nga viti 2005 deri më 2007, duke shënuar 13 gola në 47 ndeshje.
Vendimi i sulmuesit për t’iu bashkuar skuadrës toskane, ka ardhur për shkak të situatës jo të mirë te Çezena, ku ai ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon, por vetëm në tre raste është aktivizuar si titullar.
Ky është transferimi i 11-të në karrierën e Bogdanit, dhe skuadra e dhjetë ngjyrat e së cilës sulmuesi ka mbrojtur

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›