Kasano sulmon Konten:Llafazani është ai
TIRANE-Polemikat mes Interit e Juventusit kanë rinisur më fort se kurrë, teksa Antonio Kasano ka vijuar ditën e sotme me seancën e dytë të akuzave ndaj klubit bardhezi. Ai pati deklaruar pak ditë më parë se “futbollistët e Juventusit janë ushtarë”, ndërsa përgjigja e bardhezinjve qe e shpejtë:
“Ai që flet shumë, nuk është pjesë e Juves”. Një reagim që nuk i ka pëlqyer shumë lojtarit të Interit, dikur i kërkuar me ngulm nga bardhezinjtë, por që sipas drejtuesve, nuk u mor për shkak të karakterit të tij. “Llafazani nuk jam unë, por ai që është skualifikuar për moskallëzim të krimit, - ka thënë sot Kasano, referuar direkt trajnerit bardhezi Antonio Konte. – Kam bërë shumë “kasanate” në karrierën time dhe për këtë jam skualifikuar, por nëse ai më flet mua për moral, bota mori fund. Ai që është skualifikuar se nuk denoncoi një krim”. Në intervistën e tij, Kasano ka përdorur sërish termin “ushtarë”, por ka sqaruar edhe se çfarë nënkuptonte kur e përdori atë për herë të parë. “Në të vërtetë doja të thoja se ata janë shumë prefesionalë e profesionistë, ndërsa unë nuk kam qenë kurrë i tillë dhe e pranoj, - u shpreh barezi. – Nuk ishte qëllimi im t’i ofendoja, nëse e kanë marrë për keq... Gjithsesi, nuk kam asnjë problem me Juventusin”, tha më tej Antonio Kasano.
Ndërkohë, ka qenë e menjëhershme përgjigja e bardhezinjve nëpërmjet mbrojtësit Xhorxhio Kielini: “Morali i Kontes? Është 110 me yll. Nuk mund të vihet në diskutim. Sa për Kasanon, ai e humbi trenin për të luajtur te Juventusi”, tha ai.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)