E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano-Drogba, shkëmbimi i mundshëm

"Po të isha në vend të tij, do të mendoja nëse ia vlen apo jo të qëndroja në Milano". Këto fjalë i kanë shpëtuar Murinjos në lidhje me çështjen "Adriano", duke hapur një kapitull të ri të telenovelës me protagonist brazilianin. Sulmuesi zikaltër është nisur drejt Brazilit, pasi është i dëmtuar. Por ka nga ata që mendojnë se ndeshja ndaj Verderit ishte e fundit për të me bluzën e Interit, Një mundësi shumë e mirë është shkëmbimi i tij me Drogba, ndërkohë që sipas shtypit italian, futbollisti kërkohet edhe nga francezët e PSG apo nga brazilianët e Flamengos.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›