Gjermani, numër rekord spektatorësh në stadiume
Bundesliga është konfirmuar si aktiviteti që tërheq më shumë spektatorë në botë. Numri i tifozëve të pranishëm në stadiume në gjysmën e parë të sezonit, ka arritur shifra rekord. Në total, 153 ndeshjet e luajtura në 17 janë të Ligës gjermane janë ndjekur nga 6 milionë e 254 mijë e 776 tifozë, që prej fillimit të edicionit. Këto janë statistikat më të mira për Bundesligën, që prej vitit të largët 1963. Mesatarja e tifozëve të pranishëm në ndeshje është 40,880, ndërkohë që Borusia e Dortmundit është klubi që gëzon mbështetjen më të madhe, me mesatarisht 72,934 tifozë të pranishëm në ndeshjet në shtëpi. Pak më mbrapa qëndron Bajerni i Mynihut: në "Alianz Arena" janë shitur të gjitha biletat në të teta ndeshjet e luajtura dhe mesatarja e tifozëve është 69,000. Mesataren më të ulët e mban Kotbus, me 15,240 të pranishëm. Sa për krahasim, në 169 ndeshje të Premiershipit kanë qenë të pranishëm 5 milionë e 896 mijë e 569 tifozë.